in

I jap shtëpinë me qira një imigranti. Duhet të lajmëroj Kuesturën?

Sapo i kam dhënë me qira një apartament një qytetari të huaj. Është e vërtetë që nëse regjistroj qiranë në Agjencinë e Tatim-taksave (Agenzia delle Entrate), nuk duhet të komunikoj lëshimin e banesës (cessione di fabbricato) pranë policisë?

 

Në këtë rast duhet bërë dallimi në bazë të shtetësisë së të huajit të cilit i jepet shtëpia me qira.

Sipas ligjit nr. 131/2012, kushdo që lëshon një pasuri të patundshme kundrejt një pagese, pra që e jep me qira apo e shet, dhe bën regjistrimin e detyrueshëm të kontratës pranë Agjencisë së Tatim-taksave (Agenzia delle Entrate), nuk është i detyruar të komunikojë edhe lëshimin e banesës (cessione di fabbricato) vetëm në rast se qiramarrësi apo blerësi është qytetar italian apo i një vendi anëtar të BE-së. Kjo do të thotë që i zoti i shtëpisë nuk duhet të paraqesë dorazi apo me postë rekomandè asnjë formular të lëshimit të banesës.

Ndryshe kur qiramarrësi apo blerësi është një  jokomunitar. Në këtë rast është i detyrueshëm komunikimi i lëshimit të banesës që duhet bërë brenda 48 orëve nga çasti që banesë vihet në dispozicion të shtetasit jokomunitar (sipas nenit 12 të ligjit nr. 191/1978 dhe nenit 7 të dekretit legjislativ 286/1998).

Për më tepër, deklarata e “lëshimit të banesës” e bërë në favor të shtetasit jokomunitar i lejon këtij të fundit të ketë një dokument që dëshmon se ka strehim, gjë që i kërkohet në rastin e lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit.

In italiano su stranieriinitalia.it: Affitto la mia casa a un immigrato. Devo dirlo alla Questura?

 

Ambasada gjermane: Ja si mund të vini në rrugë të ligjshme në Gjermani

‘La Patria Adriatica’ di Giorgio Bocca