in

I jep makinës me patentë shqiptare. Gjobë 5 mijë euro

Gjobitet pse i jep makinës pa patentë, atë italianen të paktën, sepse 30 vjeçari shqiptar resident prej 6 vjetësh në Itali zotëron ende vetëm atë shqiptaren

Romë, 22 nëntor 2011 – 5 mijë euro gjobë për dhënie makine pa patent. Atë të duhurën, italianen. Është kjo gjoba që i është dhënë një shqiptari 30 vjeçar, rezident i reullt në Prato nga viti 2005.

Fillimisht ka marrë një gjobë për mosrespektim të kufijve të shpejtësisë, dhe kur ia kanë sjellë në shtëpi ka pranuar menjëherë se ishte ai që i jepte makinës por me patentë shqiptare, jo italianen. Ky fakt i ka kushtuar shtrenjtë. Ka paguar jo vetëm gjobën për mosrespektimin e shpejtësisë por edhe sanksionin prej 5 mijë eurosh me të cilin e ka dënuar gjykata e Arezzos.

Në fakt, kodi rrugor italian parashikon që shqiptarët me rezidencë në Itali mund të ngasin makinën me patentën e tyre vetëm vitin e parë, brenda tij duhet ta konvertojnë atë me patentën italiane. E meqë konvertimi i patentave shqiptare ka nisur nga gushti i vitit 2009, ai duhet të kishte marrë normalisht patentën italiane para asaj date ose të mos i kish dhënë makinës në Itali e pas asaj date të bënte konvertimin. Nuk e kishte bërë asnjëherë. Më 21 nëntor doli në gjyq dhe u dënua me 5 mijë euro gjobë.

 

Shuhet pas disa orëve zjarri në Tiranë. Të shumta dëmet materiale

Economist: “Emigrantët po ndryshojnë ekonominë botërore”