in

Ikja që tronditi komunizmin

Vite më parë “hapeshin” ambasadat
Nga Verner Daum, i ngarkuari me Pune i Republikes Federale te Gjermanise ne Korrik 1990
Nga arkivi i Botës Shqiptare – Botuar në numrin 23, 7 korrik 2000

Ishte pranvera e vitit 1990. Ne nje nga keto dite te bukura disa te rinj kerkuan mbrojtje ne ambasaden greke, shume shpejt te pasuar nga te tjere qe iu ngjiten kangjellave te ambasades italiane. Ne rezidencen e ambasades franceze sigurimi terhoqi nje djale te ri nga kembet per ta zbritur, keshtu qe majat e hekurave te kangjellave i hyne ne trup dhe me vone kufoma e tij u zbrit.

Me 13 qershor, diten e Shena Ndout u grumbulluan 15 mije katolike ne kishen me te njejtin emer ne Laç, e cila 30 vjet me pare ishte hedhur ne ere nga komunistet. Por kete here policia nuk gjuajti mbi njerezit dhe as u perpoq t’i shperndaje.

Me 1 korrik 1990, nje kamion theu murin e ambasades tone, kater djem te rinj kercyen ne oborrin e ambasades. Agjente te Sigurimit qelluan duke plagosur njerin. Me 2 korrik u gjenden rreth 60-70 refugjate ne ambasadat greke, italiane, franceze dhe tek ne. Me 3 korrik mberriten 77 shqiptare te tjere ne ambasaden gjermane. Nje kamion theu rrethimin e ambasades, nje grup refugjatesh e pasonin ate. Njerezit e Sigurimit qelluan, dhe nje refugjat mori nje plumb ne mushkeri. Nje polic shqiptar i armatosur ishte ne mes te territorit te ambasades.

Pastaj pati demonstrata, njera u zhvillua ne rrugen e ambasadave. Dy persona u vrane, te plagosurit u hodhen mbi nje kamion. Sigurimi filloi te veproje me nje brutalitet te pashembullt, por shqiptaret nuk u zmbrapsen. Ne naten e 2-3 korrikut dikush i vuri eksploziv statujes se Stalinit ne afersi te Hotel Dajtit. Nderkohe ambasadat po mbusheshin me refugjate.

Boni, Roma dhe Parisi derguan aeroplane me batanije, ushqime dhe medikamente, por qeveria shqiptare u refuzoi zbritjen ne vend dhe pas kesaj, u mbylli ambasadave ujin e pijshem. Me ne fund, me 4 korrik dy pjesetareve te Ministrise se Jashtme Federale dhe nje mjeku iu dha e drejta per te hyre ne Shqiperi, por, natyrisht pa bagazhe. Ne mbremjen e dates 5 korrik kishte rreth 800 refugjate ne ambasaden tone. Me 6 korrik rreth 1500. Ne nuk na lejohej te blinim buke. Kur mikrobuzi yne ne kerkim te ushqimeve baze kalonte prane ndonje furre buke, ne kete dyqan uleshin qepenat, por me pas popullsia sulej ne kete furre dhe mbushte mikrobuzin me buke. Naten duke u gdhire 8 korriku nje grua lindi ne ambasaden tone nje femije. Farmacite e qytetit kishim marre urdher te rrepte per te mos na dhene asnje lloj medikamenti, por vajza e vogel, Germana, arriti te mbijetoje ne kete bote edhe pa medikamente.

Drama e refugjateve u zgjidh nga nje burre me cilesi te jashtezakonshme, Giovanni de Mistura i Derguari i Posacem i Sekretariatit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara. Ai mberriti ne Tirane me 8 korrik. Deri atehere rreth 5 mije njerez kishin kerkuar strehim ne kater ambasadat e Bashkimit Evropian (Gjermani, Itali, France, Greqi). 3199 prej tyre ishin tek ne. Ata deshen te hanin, pavaresisht se çfare dhe te pinin te pakten uje, si dhe nje vend per te pushuar. Nuk duhet harruar rregulli dhe problemet higjienike. Me 9 dhe 10 korrik kishte demonstrata te forta ne Kavaje, dhe ato ishin te pergjakshme.

Naten duke u gdhire data 13 korrik te gjithe refugjatet u hipen ne autobuse, u derguan ne Durres, duke u ngjitur ne 5 anije, te cilat u moren me qira nga qeverite tona. Drama e refugjateve percaktoi fundin e regjimit. Te gjithe me perjashtim te vete qeverise, e kuptuan kete gje.

Ngjarjet qe pasuan tregohen shpejt. Ne 20 shkurt 1991 ra statuja e Enver Hoxhes ne sheshin Skenderbej, pasuar nga nje greve e pergjithshme ne maj-qershor 1991. Ne shkurt dhe gusht u kacavorren njerez te tjere te deshperuar neper anije. Shume kane shkruar mbi te gjitha keto ngjarje. Vetem nje nga pershkrimet e tyre arriti standartin e nje vepre arti. Ishte nje film, filmi “Lamerica”, me pamjet e tij te paharrueshme, me shprese e deshperim, me harrese dhe shuarje te identiteteve dhe si nje njeri mund te behet pjese e forcave te heshtura dhe te thella te fshehura nden keto. Filmi fitoi Luanin e Arte ne Venecia dhe kete me te drejte. Ai nuk ishte nje film mbi Shqiperine, ai ishte nje film mbi ne. Jo shume vete e kane ditur kete.

* I Ngarkuari me Pune i Republikes Federale te Gjermanise ne Korrik 1990

 

Lexo edhe:
Në Itali zbarkon një popull fantazmash
Shqiptarët shpërthejnë derën e perëndimit

Arrestohet brenda 48 orëve nga krimi, vrasësi i turistëve çekë

Kuestura i tërheq kartën e qëndrimit kujt humbet punën. Gjykatësi e ndalon