in

Imigrantët do të shpëtojnë pensionet në Itali

Sipas të përditshmes Il Sole 24 Ore rritja e popullsisë së huaj do të garantojë jo vetëm sistemin e pensioneve, por edhe rritjen e popullsisë

Romë, 9 gusht 2011 – “Pensionet falë emigrantëve.” Ky është me shumë pak fjalë rezultati i hulumtimit të fundit të kryer nga e përditshmja ekonomike “Il Sole 24 Ore” e cila i ka kushtuar faqen e rubrikës “udhëzuesi i krizës” rëndësisë që luan pesha demografike e emigrantëve në sistemin italian të punës dhe të pensioneve.

Duke u nisur nga numri i emigrantëve të pranishëm në Itali, gazeta fillimisht shqyrton ndikimin e rëndësishëm të të huajve në treguesin e rritjes së vendit, duke vënë në dukje se në vitin 2011 rritja e popullsisë ka arritur pothuajse në 380 mijë vetë. Ky rezultat është meritë kryesisht e të huajve, mes të cilëve rritja ka qenë rreth 120 mijë vetë.

Numra të rëndësishëm që dëshmojnë rritjen e qëndrueshme të emigrantëve në Itali. Gjatë vitit 2010 ata përbënin 7,5% të popullsisë së përgjithshme dhe me një rritje prej 7%, i cili ndihet kryesisht në qendër e veri të vendit. Kjo rritje mund të konsiderohet normale nëse  krahasohet me atë të vendeve të tjera evropiane, ku numri i të huajve përbën rreth 10-12% të popullsisë së përgjithshme. Në këtë klasifikim të veçantë, Italia zë vendin e gjashtë, pas Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Sipas analizës së gazetës Il Sole 24 Ore, të huajt jo vetëm ndikojnë në rritjen e popullsisë, por janë gjithashtu shumë aktive në punësim; të huajt në grup moshat e punës janë 63,1% kundrejt 56,3% e italianëve, edhe pse treguesi i papunësisë është  i lartë mes të huajve, të prekur nga kriza më shumë se italianët.

Domethënëse edhe të dhënat që kanë të bëjnë me ngritjen e bizneseve të reja, ku është shënuar një rritje prej 29 mijë njësish mes të huajve, sinjal i iniciativës dhe dëshirës për të investuar në Itali.

Sipas këtyre të dhënave, gazeta skicon një  bilanc pozitiv për të ardhmen, në një kontekst në të cilin popullsia italiane është në rënie dhe një vjetërsim gjithnjë e më të madh të popullsisë. Do të jetë pikërisht popullsia e re e të huajve që e integruar ne nivel punësimi, do të përbëjë një element themelor në politikat sociale italiane dhe mbi të gjitha do ta bëjë të përballueshëm sistemin e pensioneve.

Pasaporta të reja në Milano, por jo në Romë

Garanti i të burgosurve: “Cie-të janë burgje. E papranueshme”