in

INPS: “2,7 milionë, të huajt me punësim të rregullt”

Derdhin kontributet dhe marrin shumë pak pensione. Të dhënat e personave të regjistruar në Institutin Kombëtar të Sigurimeve shoqërore, për vitin 2007, në një raport të redaktuar nga Karitas Migrantes

Romë, 10 qershor 2011 – Punëtorë në industrinë përpunimit të metaleve dhe në atë të tekstileve, bashkëpunëtorë shtëpiake dhe punëtorë në ndërtim, por edhe shitës, banakierë dhe punëtorë ferme : janë mbi 2,7 milionë punëtorët imigrantë të regjistruar rregullisht në Inps; pothuajse dy të tretat jetojnë në Veri të vendit ( 1,7 milion), ndërsa në Qendër janë 650.000 (23,8%) dhe në Jugu 380.000 (13,9%).

Fotografia e punës së imigrantëve është bërë nga Raporti Inps-Caritas, i prezantuar më 9 qershor në Romë. Shifrat janë të vitit 2007, viti i fundit në të cilin ka qenë e mundur të kihen të dhëna të plota mbi origjinën e punonjësve, aktivitetin e tyre dhe vendosjen në rajonet e  ndryshme të vendit.

Në Veri – shpjegon Inps – përqendrohen punonjësit e varur nga firmat (sidomos ato të sektorit të mekanikës dhe të përpunimit të metaleve, por edhe të tregtisë), ndërsa në Qendër është e ndjeshme dhe mbi mesataren, përqendrimi i imigrantëve të punësuar në sektorin shtëpiak (një e treta e rasteve), dhe në Jug janë përqendruar kryesisht punonjësit e  bujqësisë.

Vetëm në Lombardi jetojnë mbi një e pesta e imigrantëve të regjistruar në Inps  (21,2%), një shifër më e lartë se ajo e gjithë jugut të Italisë i marrë së bashku. Në Veneto punon 12,2% e të siguruarve, një shifër pak më e ulët se ajo e gjithë jugut. Përqindja më e lartë e imigrantëve mbi numrin e përgjithshëm të të regjistruarve në Inps është në Trentino Alto Adige (18,6% ), ndërsa vlera më e ulët regjistrohet në Sardenja (3,7%). Ndërsa në nivel province vendin e parë e zë Prato, ku çdo pesë të regjistruar në Inps, njëri është imigrant (21%).

Imigrantët që janë punonjës të varur të ndërmarrjeve kapin shifrën 1.722.000, ndërsa punonjësit shtëpiakë  479.000 (ndër rreth 600.000 që janë të punësuarit e rregullt në këtë sektor). Punëtorët bujqësorë janë 231.000 vetë,  ndërsa të vetë-punësuarit janë rreth 293.000, 10,8% të numrit të përgjithshëm.

Mes të huajve të punësuar nga ndërmarrjet mbizotërojnë ata të tregtisë me dyqane, bare dhe restorante (716.944 të punësuar, 41,6% e numrit të përgjithshëm), por ama në industrinë e ndërtimit – me 335.105 punonjës – regjistrohen rastet më të shumta të të punësuarve imigrantë në krahasim më numrin e përgjithshëm ( 22,6%).

Imigrantët punojnë në përgjithësi në nivelet më të ulëta të ndërmarrjeve,  81,9% janë të regjistruar në Inps si punëtorë dhe 7,4% si praktikantë (krahasuar me një total prej 60,7% për të gjithë e të siguruarit).

Punonjësit imigrantë të marrin një rrogë mesatare vjetore mbi 24% më i vogël se të siguruarit e tjerë më të njëjtin kualifikim. Nëse llogariten të gjithë të punësuarit nga kompanitë (pavarësisht nga kualifikimet) paga mesatare gjatë vitit 2007 ka qenë 19.213 euro bruto krahasuar me 12.121euro të marra nga emigrantët (36,9% me pak, përqindje që rritet duke arritur kuotën 39.1% në rast se krahasimi bëhet vetëm me ata që kanë lindur në Itali).

Megjithëse është e vërtetë se Italia shpenzon më shumë se mesatarja e BE-së për shërbimet ndaj të moshuarve, të cilat i kushtojnë më shumë se gjysma e resurseve për mbrojtje sociale, kjo sigurisht nuk ndodh për imigrantët. Derdhjeve të mëdha kontributeve të sigurimeve shoqërore (rreth 7,5 miliardë euro në vitin 2008) u korrespondon një përfaqësim i ulët në grupin e përfituesve të pensioneve: në fillim të 2010-ës janë vetëm 110.000 pensionistët e huaj dhe ata që kanë arritur moshën e pensionit gjatë vitit, përbëjnë vetëm 2,2%  të numrit të përgjithshëm të banorëve të Italisë në të njëjtën gjendje. Duke pasur parasysh moshën mesatare shumë më tëulët se ajo e italianëve (31,1 vjeç kundrejt 43,5), ky trend do të zgjasë për disa vjet, me përfitime të padiskutueshëm për të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore.

“Raporti Inps-Caritas mbi imigrantët që punojnë në Itali – thotë drejtori i Institutit Antonio Mastrapasqua – përbën një kontribut të rëndësishëm për njohjen e vendit dhe është një premisë për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe luftën kundër punës në të zezë që Inps-i po bën prej vitesh. Puna dhe kontributet nuk kanë as ngjyrë as kombësi, së bashku krijojnë pasurinë për të gjithë vendin; por numrat që dalin nga Raporti ofrojnë një njohje më të mirë të tregut tonë të punës dhe të karakteristikave të tij”.

Eurostat: 26.700 shqiptarë janë bërë europianë gjatë vitit 2009

Karitas: “Imigrantët i nevojiten Italisë, por ajo i zhgënjen ata”