in

Karitas: “Imigrantët i nevojiten Italisë, por ajo i zhgënjen ata”

“Pritshmëritë pjesërisht nuk janë realizuar për shkak të krizës ekonomike që ka pasur efekte negative edhe mbi ta”

Romë, 10 qershor 2011 – Imigrantët i nevojiten Italisë, por shpesh italianët nuk ua shpërblejnë duke mos respektuar apo mos përmbushur çka ata presin. Këtë mendim shpreh Franco Pittau, koordinator i Dosierit Statistikor mbi Imigrimin i Karitas/Migrantes-it, mbi atë çka del në dukje nga “Studimi IV mbi punonjësit e huaj në arkivat e INPS-it – Rregullsia e punësimit si faktor për integrim”, i realizuar nga INPS në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve dhe kërkimeve Idos- Dosier Statistikor mbi Imigrimin  Karitas/Migrantes, i paraqitur dje në Romë.

“Studimi nxjerr në dritë se punonjësi imigrant është mesatarisht të përgatitur – shpjegon Pittau – që nuk gjen vend pune të përshtatshëm për profesionalizmin e tij por që këmbëngul të futet në hapësirat që i lë tregu, duke shpresuar që të paktën në këto vende pune t’i sigurohet mbrojtja e parashikuar nga kontratat.  Fatkeqësisht këto pritshmëri nuk janë realizuar qoftë për shkak të krizës ekonomike që ka pasur efekte negative edhe mbi ta, qoftë sepse ne italianët ende nuk kemi fituar “mendësinë e rregullsisë”. Dhe jo rastësisht INPS thotë që rregullsia e punës është faktor integrimi”.

Ndaj, sipas Pittau-t, Studimi na jep “idenë e një imigranti që është shumë i dobishëm për Italinë, por që ajo zhgënjen: duke punuar mirë dëshiron të trajtohet dhe të njihet si person”.

Sipas Francesco Marsico-s, nëndrejtor i Karitasit italian, “e dhëna pozitive që del nga ky studim është që ka një prani të rregullt dhe të konsiderueshme të këtyre personave në tregun italian të punës, sepse kemi qenë gjithnjë të mendimit që imigracioni është dukuri e rëndësishme që po fillon më në fund të konsiderohet “normale” në vendin tonë, dhe prania e këtyre personave në arkivin e INPS-it është një e dhënë padyshim pozitive”. Për Marsico-n, “këta punonjës janë padyshim për t’u futur në shtresat e dobëta nga pikëpamja e shpërblimit: punonjësit e huaj janë të prirë të pranojnë çdo lloj zgjidhjeje që u ofron tregu”.

INPS: “2,7 milionë, të huajt me punësim të rregullt”

Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali