in

Integra dhe Rotary Club në ndihmë të fëmijëve

Ditën e hënë, më 11 prill në Sallën e Bilbiotekës së CNEL në Romë, Integra Onlus dhe Rotary Club Roma Sud Ovest, prezantuan projektin “Bimbi in volo per un sorriso”. Është fjala për një projekt në ndihmë të fëmijëve dhe të të moshuarve në zonat e thella të veriut të Shqipërisë, kryesisht për ata të prekur nga gjakmarrja. Nga viti 2006 është ndjekur në mënyrë të veçantë nga Mons. Angelo Massafra Aqipeshkv i Shkodrës, i cili prej shumë kohësh është aktivizuar në ndihmë të shtresave më në nevojë në Shqipëri. Veprime reale, si mbledhja e ndihmave dhe dërgimi i tyre në Shqipëri apo grumbullimi e dorëzimi i ilaçevë në spitalin e Gjirokastrës në vitin 2008.

Projekti “Bimbi in volo per un sorriso”, ka bashkuar shoqatën Integra Onlus dhe Rotary Club Roma Sud Ovest R.I. Distretto 2080 Italia, organizma që do të kenë mundësi të mbështesin realisht ata që kanë më nevojë. Integra Onlus, e drejtuar nga Klodiana Çuka, prej kohësh ka ndërmarrë një sërë programesh në ndihmë të popullatës shqiptare. Përveç ndihmës konkrete, me mbledhje lodrash, veshjesh e mallrash të nevojës së parë për fëmijët shqiptarë, kjo shoqatë punon dhe për përhapjen në Itali të një imazhi korrekt e pozitiv të Shqipërisë. Në këtë projekt do të ketë përkrah Rotary Club Roma Sud Ovest R.I. Distretto 2080 Italia, ka realizuar disa veprimtari ndihme kryesisht në veri të Shqipërisë, me një kujdes të veçantë tek fëmijët dhe të moshuarit, unazat më të dobëta të shoqërisë.

Kledi Kadiu testimonial për UNICEF

Flukset 2010: Në Veri vetëm një ndër gjashtë do t’ia dalë mbanë