in

Integra Onlus: “Ne Italianët, portretet e reja të Italisë”

Ne italianët – Portretet e reja të vendit në 150 vjetorin e Unitetit të Italisë

Në kuadrin e aktivitetit “Viti i Ri i popujve 2011” vazhdojnë aktivitetet me Integra onlus e MNC (Movimento nazionale nuovi cittadini).

Edicioni i këtij viti i këtij aktiviteti të promovuar nga Zyra për Politikat Rinore të Komunës së Lecce-s, Kooperimit Ndërkombëtar për Paqen të Provincës së Lecce-s në bashkëpunim me Institutin e Kulturave Mesdhetare të Provincës së Lecce-s dhe me komunitetet e emigrantëve që kanë mbështetur këtë nismë, e ndër këto të fundit shoqata Integra.

Më 7 janar 2011, në orën 18.00, në Officine Cantelmo do të prezantohet libri “La via per uno sviluppo integrale. Commento alla Caritas in Veritate” i Antonio Panìco, në bashkëpunim me MNC. Prezantimin e librit do ta bëjnë Bruno Ciccarese, përgjegjës provincial për politikat për Rininë, Luigi De Luca, drejtor i institutit të Kulturave Mesdhetare, Klodiana Çuka, kryetare e shoqatës Integra onlus. Do të marrë fjalën edhe autori i librit, Antonio Panico.
Më pas, në orën 19.00, do të shfaqet dokumentari i Institutit Luce “Albania – il paese di fronte” me regji të gazetarit Roland Sejko. Dokumentari do të shfaqet edhe dy ditë më pas, më 9 janar 2011, në orën 17.00 në Poggiardo – Teatro Illiria. Në debatin pas dy projeksioneve do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori.

Pas filmit e debatit, më 9 janar do të paraqiten dhe rezultatet e fushatës për mbledhjen e lodrave “Një Krishtlindje për një buzëqeshje”. Kjo fushatë e zhvilluar në të gjithë provincën që pati për synim mbledhjen e lodrave për fëmijët më të varfër italianë dhe shqiptarë, është iniciativë e Lëvizjes Kristiane të Punonjësve (MCL) të Lecces, dhe të Shoqatës së punonjësve të huaj (ALS) të MCL të Lecces në bashkëpunim me Shoqatën Integra onlus. Do të paraqesin rezultatet e kësaj iniciative Raffaele Baldassarre, kryetar i MCL Lecce dhe Klodiana Çuka, kryetare e Integra onlus.

Shkarko programin e veprimtarisë

Flukset 2010: Datat e paraqitjes së kërkesës

Ngjarjet kryesore sportive shqiptare gjatë vitit 2010