in

Irma Kurti sjell dy libra të rinj për lexuesit italianë

Janë gjashtë tashmë librat e shkrimtares shqiptare të përkthyer në gjuhën italiane. Këtë vit, poezitë e saj janë botuar edhe anglisht në ShBA

Mbyllet edhe me dy botime të reja në italisht ky vit i suksesshëm  për shkrimtaren shqiptare Irma Kurti. Së fundit kanë dalë në qarkullim në Itali përmbledhja me tregime “Le notizie arrivano anche qui”(Lajmet mbërrijnë edhe këtu) dhe vëllimi me poezi: “Non è questo il mare”(Nuk është ky deti), që i shtohen katër të tjerave: “Midis dy brigjeve”, “Të zgjosh një dashuri të shuar”, “Një vjeshtë pa kthim” dhe “Nën bluzën time”.

Në gjuhën shqipe, Kurti ka botuar nëntë libra me poezi dhe prozë. Poezitë e saj u botuan këtë vit dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën titullin: “I knew the gray sky” (Njoha qiellin gri).

Irma Kurti ka një karrierë të gjatë si poete, ajo ka filluar që fëmijë të hedhë vargjet e para për të vazhduar më pas si autore e teksteve të këngëve në Festivalet në Radiotelevizion e veprimtari të ndryshme muzikore.

Janë të mirënjohura këngët me tekstet e saj të kompozuara nga Ilir Dangëllia dhe kënduar nga Ermira Babaliu, të cilat mbeten ende të preferuara për adhuruesit e muzikës së lehtë.

Në Itali, ku jeton prej vitesh, Irma Kurti ka fituar plot çmime në Konkurse Ndërkombëtare. Në 2013 Universiteti i Paqes në Lugano i akordoi titullin “Universum Donna” për kulturën, ekuivalent me “Gruaja e Vitit”, në qershor të këtij viti ajo ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Città di Treviglio” organizuar nga Shoqata Kulturore “Malala”, sa për të përmendur

Në parathënien e përmbledhjes me tregime: “Le notizie arrivano anche qui” shkruhet: “Stili është origjinal, i rrjedhshëm, të shkruarit plot me metafora dhe lexohet me një frymë. Personazhet gjënden shpesh në udhëtim drejt vëndeve të tjera,tokave të tjera, në kërkim të ajrit të lirisë dhe të vetes; ata përshkojnë shumë më tepër një udhëtim të brendshëm duke tentuar të dëshifrojnë ndjenjat më të thella e të dëgjojnë në heshtje zërin e dobësuar të shpirtit.Gjithçka përshkruhet me natyrshmëri, me nota humori dhe ironie që e shndërrojnë prozën e Irma Kurtit në një rrëfim prekës dhe interesant”.

Lexo edhe:
Irma Kurti, fituese e çmimit “Città di Treviglio”
“Nën bluzën time” i Irma Kurtit tani flet italisht
Irma Kurti, fituesja e parë shqiptare e çmimit “Universum Donna”
“Nën bluzën time” – Shpirti i trazuar i Irma Kurtit
Vjeshta pa kthim e Irma Kurtit
Poezia, loja e magjishme e Irma Kurtit

Pasaportat biometrike në konsullata. Nga 1 janari, çmimi 130 euro

INSTAT: “Shqipëria, vend emigrantësh”