in

Itali-Serbi, tifoze serbe djegin flamurin shqiptar

Rome, 12 tetor 2010 – Trazirat para fillimit te ndeshjes nderkombetare Itali-Serbi, e vlefshme per eliminatoret e qe pritej te zhvillohej sonte  ne oren 20.45 ne stadiumin Ferraris te Genovas,  kane sjelle pezullimin e ndeshjes pak caste pas nisjes se lojes. Arbitri ka nderprere ndeshjen pasi nuk ekzistonin me kushtet e sigurise per lojtaret dhe per shikuesit.

Shkaktare te situates jane nje grup prej disa qindrash  tifozesh ultrà serbe te cilet kane hedhur disa bomba tymi ne fushe dhe kane provokuar policine italiane me fjale e veprime te dhunshme.  Ne nje dekor te mbushur me flamuj e simbole nacionaliste serbe, mes parullave serbe dallohej nje çarçaf ku shkruhej italosht “Kosova eshte zemra e serbise”.

Qendrimi politik i nacionalisteve serbe te veshur me petkun e tifozit te dhunshem arriti kulmin me shpalosjen e nje flamuri shqiptar kuqezi te cilit iu vu demonstrativisht flaka nen  brohoritjen e qindra tifozeve serbe. Telekamerat e RAI-t ne ate cast ishin te fokusuara pikerisht mbi dy ultranacionalistet serbe qe digjnin ceremonialisht flamurin. Policia italiane e cila rrethoi tifozet serbe nuk iu pergjigj provokacionit duke shmangur nje situate qe mund te degjeneronte rende ne dhune.

ISTAT: Shqiptarët e Italisë janë 466.684

Ambasada serbe kërkon ndjesë për trazirat