in

Italia çon dosjen e Kajollit dhe kërkon ekstradimin

 

Drejtësia italiane kërkon me këmbëngulje ekstradimin e Fatmir Kajollit, i cili është dënuar me 40 vjet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Gjykata e Romës dhe Milanos.

Romë, 18 maj 2012 – I arrestuar në fillim të prillit në Fier, Fatmir Kajolli është dënuar me 24 vjet burg në Romë e me 16 vjet Milano. E megjithëse duhet të vuajë 40 vjet burg në Itali, gjykatat e Fierit dhe e Vlorës kanë parë të udhës t’i japin arrest shtëpie, gjë që nuk lë të qetë drejtësinë italiane që po këmbëngul për ekstradimin sa më parë të tij.

Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë pohuar për “Shqip” se drejtësia italiane ka sjellë me anën e një letërporosie të gjithë aktivitetin kriminal të Kajollit, nga fillimi i trafikut të drogës, hetimi në prokurori dhe deri vendimet e dy gjykatave. Në dosje janë përfshirë edhe përgjimet ndaj grupit të Kajollit, i cili e ka filluar aktivitetin kriminal para vitit 2000. “Ministria e DrejtësisSalvaë ka protokolluar dosjen italiane ndaj shtetasit Fatmir Kajolli, i arrestuar në qytetin e Fierit disa javë më parë, me kërkesë të drejtësisë italiane. Dosja është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe përkthyesit e ministrisë dhe të akuzës po punojnë për përshtatjen e saj në gjuhën shqipe”, thanë burimet nga ministria. Sipas tyre, është prokuroria ajo që ka të gjithë tagrin t’i paraqesë në gjykatë këto akte dhe më pas të vendoset për ekstradimin ose jo të Kajollit në shtetin italian.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime të akuzës qendrore që saktësojnë se pas përkthimit dosja do të kalojë në Prokurorinë e Fierit.

Ambasadori Kola: “Nuk besoj se shteti duhet të reagojë për fjalët e Borghezios”

Ministria e Brendshme: “Qeveria po shqyrton zgjidhje për emigrantët”