I miratuar të hënën nga Këshilli Krahinor, do të jepte shtetësinë italiane sipas parimit të ius soli të zbutur. Edhe Dioqeza e Milanos bën thirrje për reformë
Romë, 6 prill 2011 – Dhënie e menjëhershme e shtetësisë italiane për brezat e dyta të emigrantëve duke ndjekur parimin e ius soli, edhe pse “të zbutur”.
Këtë parashikon një projekt-ligj me nismë krahinore të miratuar të hënën nga Këshilli i Marche-s. Dokumenti tani do të duhet të shqyrtohet nga Kuvendi Legjislativ dhe, nëse miratohet, do t’i jepet për shqyrtim Parlamentit.
Ligji i propozuar synon të lehtësojë dhënien e shtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Itali, me kërkesën e prindërve, edhe në qoftë se vetëm njëri prej tyre ka banuar rregullisht në territorin e Republikës për të paktën 5 vjet. Kur fëmija të arrijë moshën madhore, ai mund të heqë dorë, nëse dëshiron, nga shtetësia italiane. Në mungesë të një deklarate që dëshmon vullnetin e prindërve, i riu mund të marrë shtetësinë italiane duke paraqitur një kërkesë brenda një viti nga arritja e moshës madhore.
“Ky ligj, deklaron Luca Marconi, këshilltari për shërbimet sociale, do të lejonte eliminimin e padrejtësisë sociale të pranishme në vendin tonë dhe në të njëjtën kohë do të mbështetë procesin drejt një bashkëjetese të vërtetë, një proces në zhvillim e sipër mes njerëzve me prejardhje të ndryshme. Fenomeni migrues nuk mund të konsiderohet si diçka e jashtëzakonshme, por tani është i lidhur me nevojën për të krijimit, nga ana e vetë emigrantëve, të një sërë marrëdhëniesh të qëndrueshme me territorin përkatës, qofshin ato të natyrës sociale, kulturore apo ekonomike. “
Apeli i Dioqezës së Milanos
Dje edhe Dioqeza e Milanos i kërkoi politikës një reformë të ligjit mbi nënshtetësinë italiane për emigrantët.
Dokumenti, rezultat i punës së filluar që më 5 qershor të vitit të kaluar mbi temën: “Migruesit: për një baritore dhe një kulturë të ‘të jetuarit së bashku’, i Këshillit baritor të Kryedioqezës së Milanos. Është arritur në përfundimin se “si komunitet të krishterësh, duhet të përmbushim sfidat e imigracionit, jo në planin e ndërhyrjeve të bamirëse dhe në rastet e emergjencave të jashtëzakonshme, por edhe kryesisht në planet arsimore, kulturore dhe baritore “
Në veçanti, Këshilli Baritor Dioqezian, me një letër të hapur, synon t’u bëjë thirrje politikanëve “që të promovojnë një reformë të normave për marrjen e shtetësisë italiane, duke ua njohur atë të miturve të huaj të lindur në Itali, pa pritur që ata të arrijnë moshën madhore, duke hequr kështu kufizimet në të drejta e mundësi, gjëra të padrejta e dhe të pakuptueshme për ata që faktikisht që në lindje janë pjesë e jetës civile dhe shoqërore të vendit”.
Apeli “nuk ka për qëllim të gjejë një zgjidhje specifike legjislative, por synon të tërheqë vëmendjen në trajtimin më në fund të kësaj teme, duke kapërcyer një situatë objektivisht të padrejtë, që i detyron të huajt lindur në Itali që të presin moshën madhore për t’u bërë qytetarë italianë.”