in

Iwobi, afro-lombardi që ëndërron Këshillin krahinor

Pas njëzet vjetëve karrierë në radhët e Legës së Veriut në një fshat të Bergamos, tani është mes kandidatëve të mundshëm për në Këshillin krahinor. “U bashkova me Legën e Veriut sepse dëshironte federalizmin fiskal. Si në Nigeri”

Duket absurde por mund të jetë pikërisht Lega e Veriut ajo që do të fusë për herë të parë në Pirellone, pallati i Këshillit Krahinor të Lombardisë, një italian me lëkurë të zezë.

Quhet Tony Iwobi, 57 vjeç, me origjinë nigeriane dhe është mes kandidatëve që Lega mund të propozojë në zgjedhjet e Lombardisë. Akoma nuk është vendosur përfundimisht: sekretaritë provinciale legistë kanë vënë emrin e tij në listë, tani pritet miratimi nga Lega Lombarda e Matteo Salvinit.

Titullar i një ndërmarrjeje informatike, Iwobi jeton në Itali prej vitit 1976 dhe ka një karrierë të gjatë legiste mbi shpatulla. Ka marrë në vitin 1993 teserën e lëvizjes që asokohe udhëhiqej nga Umberto Bossi, ka qenë tre herë këshilltar komunal në Spirano, fshati bergamask ku jeton, dhe që vitin e shkuar është  drejton drejtorinë e shërbimeve shoqërore të Komunës.

Ndokush mund të pyesë, ç’do një emigrant, për më tepër me ngjyrë, në radhët e Legës? “Fliste për federalizëm fiskal dhe unë vij nga një vend ku ky koncept politik aplikohet prej kohësh e funksionon mirë. Mendova që edhe në Itali mund të funksionojë, ndaj u bëra menjëherë legist” ka treguar kohë më parë në një intervistë.

Iwobi e quan veten “i huaj që tashmë është integruar në Itali”. “Kur erdha këtu, isha tridhjetë vjeç, isha super i kontrolluar. Policia më vinte në shtëpi dy herë në javë, pse gjithë ato kontrolle?”. “Duhet aplikuar mirëkuptim, duhet logjikuar me zemër por edhe me mendje. Po të përdorësh vetëm zemrën, hyn në lojë buonizmi…”.

Ndoshta do të arrijë të thotë këto gjëra edhe në Këshillin Krahinor të Lombardisë.

E.P.

 

“La befana vien cantando” Concerto al Campidoglio per i più piccoli

Sosteniamo la candidatura nel PD di Issi Ademi per le prossime elezioni