in

“Jemi më të fortë ushtarakisht”. Greqia i tregon muskujt Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i tregon Shqipërisë se vendi i tij ia kalon në të gjitha drejtimet. Parlamentarja Mesila Doda (PDIU) e quan “person të paekuilibruar e klloun”  

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka folur edhe për çështjen çame, një problem i ndezur së fundmi pas deklaratës së komisionerit të BE Johannes Hahn, të cilin e akuzoi se ka publikuar pa autorizim dokumentet e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndër të cilat edhe ato për çështjen çame për të cilën tha se një gjë e tillë nuk ekziston për Greqinë.

Kotzias ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të tregohet më e kujdesshme në lidhje me deklaratat që bën për këtë çështje të ndjeshme, duke i kujtuar se Greqia është shtet shumë herë më i fortë.

Kryediplomati grek ka theksuar se problemet e hapura mes dy vendeve duhet të zgjidhen përpara se vendi ynë të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kotzias është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet duke u shprehur se Çështja Çame i intereson vetëm kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë.

Deklarata e Kotzias:

Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare.
Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane.
Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së agjendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke.
Çështja Çame i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që nuk kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj.
T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre
”.

Të menjëhershme reagimet në Shqipëri. Një për të gjitha, ai i deputetes së PDIU-së, Mesila Doda. Pa shumë lojëra fjalësh shkruan se duke kërcënuar “shtetin shqiptar me arrogancën e atij që ka më shumë ushtri, mbrojtje e pasur” ministri i jashtëm grek, “ky person i paekuilibruar, ky klloun dinjitar”, duhet të ndajë mendjen, “nëse është për respektimin e konventave ndërkombëtare dhe në të njëjtën linjë me Brukselin, apo kërkon të mbrojë lavdinë e kolonel Zervës”.

Ja postimi i plotë i Mesila Dodës në profilin e saj rrjetin social:

Çfarë tha kryeministri Rama për Kosovën në Serbi

Gazzetta del Mezzogiorno: “Marihuana shqiptare mbërrin çdo ditë në brigjet tona”