Të shtunën pasdite në Romë do të mbahet manifestimi “Not in my name”. “Islamizmi është paqe, të izolojmë çdo radikalizëm, të mbrojmë të rinjtë nga predikuesit e dhunës”
Romë, 19 nëntor 2015 – Në Itali feja myslimane ka shumë zëra, e shumë prej tyre janë dëgjuar pas masakrasës së Parisit për të dëshmuar edhe njëherë solidaritetin e tyre me viktimat dhe distancën nga ekzekutuesit që justifikojnë me besimin fetar barbaritë e tyre.
Tani myslimanët e myslimanet e Italisë do të dalin edhe në shesh, për të ritheksuar që terrorizmi nuk vret në emër të tyre. Takimi, i hapur për të gjithë, qytetarë italianë e të huaj, shoqata fetare dhe laike, është për të shtunën 21 nëntor, në orën 15.00 në sheshin Santi Apostoli në Romë, për manifestimin kombëtar “Not in my Name” (aderimet në notinmynameitalia@gmail.com).
“Ky kancer – shpjegojnë organizatorët e manifestimit – fyen e tradhton mesazhin autentik të islamizmit, fe që jetojmë dhe interpretojmë si rrugën e bashkëbisedimit dhe të bashkëjetesës paqësore me të gjithë bashkëqytetarët tanë pa asnjë dallim besimi fetar. Kjo kthesë e dhunshme përfaqëson sot rrezikun më të egër për të ardhmen e përbashkët të shoqërisë sonë”.
“Duam të bëjmë thirrje – shtojnë – për një kthesë të fortë në marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe Shtetin italian sepse jemi e ndihemi pjesë e tij integruese. Ndaj ftojmë të gjithë myslimanet dhe myslimanët e Italisë për një mobilizim që, duke izoluar çdo formë, edhe pse minimale, të radikalizmit, të mbrojë në veçanti brezat e rinj nga pasojat e predikimit të urrejtjes dhe dhunës në emër të besimit fetar”.
“Në këtë çast të vështirë historik, myslimanet dhe myslimanët e Italisë janë aletatët tanë më të çmuar në këtë sfidë ndaj terrorizmit, një sfidë që do të fitojmë të gjithë të bashkuar duke pasur për zemër respektin për shenjtërinë e jetës dhe dënimin e çdo forme të radikalizmit” komentojnë Luigi Manconi, senator dhe kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut dhe Khalid Chaouki, deputet i PD-së dhe coordinator i deputato del Pd e grupit parlamentar për imigracionin, këto ditë viktimë sulmesh raciste dhe kërcënimesh të rënda në Facebook.
Chaouki është ndër të parët që ka kërkuar që myslimanët e Italisë të dalin në shesh kundër terrorizmit. “Këtij hapi cilësor të terrorizmit – shpjegon – nevojitet një hap cilësor parallel në mënyrën e përgjigjes nga anë e myslimanëve. Duhet një manifestim sa më i unifikuar, edhe për t’u hequr çdo justifikim atyre që po përdorin tragjedinë e Parisit për të sulmuar mbarë komunitetin islamik”.
Lexo edhe: “Jo terrorizmit, luftërave dhe islamofobisë”. Myslimanët në shesh edhe në Milano
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)