in

Juristët kundër mbylljes deri në 18 muaj të klandestinëve në cie

“Jemi thellësisht të trishtuar që janë imigrantët ata që sërish po humbasin mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore pas asnjë kontroll të përshtatshëm demokratik”

Romë, 20 korrik 2011 – Është “shqetësues” sipas Komisionit ndërkombëtar të Juristëve vendimi i Qeverisë italiane për të shtrirë deri në 18 muaj kohëzgjatjen maksimale të “burgosjes” administrative për imigrantët e parregullt, që përfshihet në dekretin që po diskutohet tashmë në Senat.

“Edhe pse një kohëzgjatje e tillë parashikohet nga Direktiva për Riatdhesimet – nënvizojnë Juristët – shtetet anëtare janë të lira të adoptojnë norma më të favorshme për të huajt. Pra nuk ka asnjë lloj detyrimi nga e drejta komunitare për të futur në fuqi një normë të tillë, që nuk është në linjë me të drejtën ndërkombëtare”.

Sipas Komisionit, “burgosja” në pritje të dëbimit “mund të justifikohet vetëm nëse riatdhesimi zbatohet me zellin e duhur dhe me kusht që të jetë realist dhe i mundshëm”.

“Qeveria dhe Parlamenti kanë shkaktuar këtë situatë. – shpjegojnë  Juristët – Jemi thellësisht të trishtuar që janë imigrantët ata që sërish po humbasin mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore pas asnjë kontroll të përshtatshëm demokratik”.

Himara, perlë e Rivierës shqiptare

Pensionet e pas-vdekjes. Norma kundër nuseve-badante është ligj