Presidenti francez François Hollande, me një ceremoni të veçantë i dorëzoi shkrimtarit titullin më të lartë vlerësues të vendit
Paris 31 maj 2016 – Franca nderoi me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare. Presidenti francez François Hollande i dorëzoi dje shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare dekoratën, me një ceremoni të veçantë të mbajtur në Elysee në prani edhe të kryeministrit shqiptar Rama.
Titulli “Commandeur de la Légion d’honneur” është dekorata më e lartë e Republikës Franceze, e cila prej vitit 1802 u është akorduar figurave të njohura nga e gjithë bota.