in

Kam ardhur si punonjës sezonal, mund të qëndroj në Itali?

Kam ardhur me flukset me nulla-osta për punë sezonale, duhet të rrija vetëm 6 muaj por tani më kanë ofruar një punë për kohë të pakufizuar. Mund të qëndroj në Itali? Si t’ia bëj me lejen e qëndrimit?

Romë, 31 mars 2016 – Kush gjen një punë josezonale mund të konvertojë lejen e qëndrimit për punë sezonale në leje për punë të varur që nga hyrja e parë në Itali, pavarësisht nga fakti nëse kontrata e punës që i ofrohet është e përhershme apo për kohë të kufizuar.

Por për të bërë konvertimin, duhet verifikuar nëse ka në dispozicion kuota konvertimi të dekretit të flukseve (këtë vit autorizohen 4.600 për këtë qëllim). Duhet gjithashtu, që në çastin e paraqitjes së kërkesës për konvertim, i huaji të ketë lejeqëndrimin për punë sezonale të paskaduar.

E gjithë procedura për konvertimin bëhet drejtpërdrejt në Itali, pa qenë e nevojshme që i huaji të kthehet në Atdhe për të kërkuar vizë për motive punë të varur. Kërkesa niset përmes sistemit telematik të Ministrisë së Brendshme, duke përpiluar formularin VB.

Dokumentet që duhen paraqitur më pas në Prefekturë janë:

  • Pullë taksë 16,00 € për kërkesën;
  • Pullë taksë 16,00 € për autorizimin;
  • Lejeqëndrimi për punë sezonale akoma e vlefshme;
  • Kontrata e punës së varur jo sezonale;
  • Kopja e dokumentit të identitetit të punëdhënësit;
  • Pasaporta e kërkuesit e paskaduar;
  • Deklarimi i detyrueshëm i punësimit për të cilin i huaji ka marrë vizën e hyrjes (Moneli Unilav i punësimit).

Në rast përgjigjeje pozitive, Sporteli Unik për Imigracionin i jep takim të huajit për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit dhe i lëshon formularin për të kërkuar lejen e qëndrimit për punë të varur që i duhet nisur Kuesturës përmes kompletit postar. Së fundi, Kuestura lëshon lejen e qëndrimit për punë të varur pasi ka përfunduar procedurën e nevojshme për shqyrtimit të kërkesës.

Maria Elena Arguello

 

 

 

CNN për Shqipërinë, “një vend mysliman që dashuron Amerikën”

“Transit Albania&Italia”, udhëzime refugjatëve për të vazhduar rrugën në BE