Një miku im ka leje qëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë të lëshuar nga Greqia. Tani ndodhet në Itali e do të kishte dëshirë të punonte këtu. A mund ta bëjë?
I huaji me lejeqëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë (e ashtuquajtura Karta e qëndrimit) të lëshuar nga një vend tjetër i BE-së, mund të punojë në cilindo shtet evropian të ndryshëm nga ai që i ka lëshuar dokumentin e qëndrimit. Këtë parim vendos Direktiva Europiane 2003/109/CE e pranuar nga Italia nga dekreti legjislativ nr. 3 i vitit 2007.
Ky kufizim në Itali parashikohet nga neni 9bis i Tekstit Unik të imigracionit që përcakton shpalljen e kuotave të posaçme të Është e udhës të saktësohet se vetë Direktiva parashikon që shtetet anëtare, për arsye të politikave të punësimit, të mund të kufizojnë numrin e të huajve me kartën e qëndrimit të lëshuar nga një shtet tjetër, që mund të kryejnë punë brenda territorit të tyre.
përfshira në Dekretin e Flukseve të miratuar nga Qeveria.
Kuotat e parashikuara nga Dekreti i flukseve
Dekreti i fundit i flukseve i datës 16 tetor 2012, i botuar në Gazetën Zyrtare më 22 nëntor, paraqitja e kërkesave të të cilit ka nisur më 7 dhjetor, ka parashikuar një numër kuotash për t’u lejuar mbajtësve të kartave të qëndrimit të lëshuara nga një Shtet anëtar i BE-së të punojnë në Itali. Këtë vit parashikohen 750 vende, nga të cilat 500 për punë të varur dhe 250 për punë autonome.
Procedura
Para të gjithash, punëdhënësi apo i interesuari duhet të lidhet me faqet internet të ministrisë së Brendshme (www.interno.it), të regjistrohet dhe të nisë telematikisht kërkesën për autorizim për punë të varur apo kërkesën për verifikimin e disponibilitetit të kuotave për punë autonome.
Nga siti i ministrisë, përveç formularëve që nisen on line, gjejnë edhe disa file në formatin PDF, në të cilët, jepen shpjegimet mbi mënyrën e përpilimit dhe të nisjes së kërkesave.
Ardhje për punë të varur
Në veçanti, në rast se i huaji dëshiron të bëjë një punë të varur, kërkesën për autorizim (formulari LS) duhet të niset nga punëdhënësi, duke shënuar në brendësi të formularit të gjitha të dhënat personale, ato të punonjësit (përfshirë llojin e lejes së qëndrimit që ka dhe datën e ardhjes së tij në Itali), llojin e punës që do të kryejë dhe kontratën përkatëse. Në këtë rast, punëdhënësi angazhohet edhe për pagimin e shpenzimeve të rikthimit në Atdhe të punonjësit në rast dëbimi me forcë si edhe të komunikojë të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me kontratën e punës.
Kërkesa i përcillet on line Sportelit Unik për Imigracionin, që pasi kryen të gjitha kontrollet, në rast se nuk ekzistojnë motive penguese, thërret punonjësin dhe punëdhënësin për lëshimin e autorizimit, dhe i lëshon punonjësit formularët e gatshëm për kërkesën e lejes së qëndrimit.
Ardhje për punë të pavarur
Nëse i huaji dëshiron të ushtrojë aktivitet privat, duhet të nisë telematikisht kërkesën e e verifikimit për ekzistencën e një kuote për punë të pavarur dhe kërkesën për certifikimin dëshmues të përmbushjes së kritereve. Në këtë rast kërkesa duhet të niset drejtpërdrejt nga i interesuari pasi regjistrohet në sitin e ministrisë së Brendshme. Për të ushtruar aktivitet privat është e nevojshme që i huaji të ketë dokumentacionin që i mundëson kryerjen e punës private që ndryshon sipas llojeve të punës: ushtrim i një profesioni të lirë, veprimtari sipërmarrëse, shërbime konsulence, administrimi shoqërie, apo aktivitet përkthimesh, apo si lektor universitar. Dokumentacioni duhet të paraqitet në fotokopje kur i interesuari paraqitet në Sportelin Unik të Imigracionit.
Nëse nuk ekziston asnjë motiv pengues, të huajit i lëshohen certifikata që dëshmon përmbushjen e kritereve dhe formularët për paraqitjen e kërkesës për lejen e qëndrimit.
Lëshimi i një lejeqëndrimi të zakonshëm
Të huajit i lëshohet një leje qëndrimi i zakonshëm (jo kartë qëndrimi) nga Autoriteti administrativ kompetent. Sipas llojit të punës, lejeqëndrimi mund të jetë për punë të varur apo punë autonome.
Për këtë gjë lajmërohet edhe Shteti anëtar që i ka lëshuar të huajit lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë.
Avv. Andrea De Rossi
In italiano: Ho la Carta di soggiorno di un altro Paese Ue. Posso lavorare in Italia?