in

Ndihmë për të kthyer në atdhe trupin e pajetë të Shahin Tushës

Konsulli i Nderit Pasholli: “Ftoj komunitetin të ndihmojë familjen në këtë çast të vështirë”

Romë, 17 dhjetor 2012 – Pak ditë më parë, në Sesto Fiorentino, humbi jetën për një zënie banale 21 vjeçari Shahin Tusha. Ishte student e në Itali jetonte me të vëllanë ndërsa prindërit jetojnë në Shqipëri. Tani kanë ardhur të gjithë këtu e kanë hapur shtëpinë e djemve për mort, në pritje për të marrë djalin nga morgu e  për ta çuar në Belsh të Elbasanit.

Shqiptarët e zonës, miq e të njohur shkojnë për t’u bërë ngushëllimet familjes, mes tyre edhe konsulli i Nderit i Shqipërisë në Firence, Vito Pasholli. Që ka menduar të sensibilizojë komunitetin që të ndihmojnë familjen për kthimin në Shqipëri të trupit të Shahinit. “Qoftë djemtë në Sesto Fiorentino të dy studentë, qoftë familja në Belsh, janë me halle e kanë një jetë plot sakrifica. – thotë konsulli për Shqiptariiitalise.com – Ndaj pas vizitës që i bëra dje në shtëpinë e djalit, me kryetaren e shoqatës ASUF të studentëve shqiptarë të Firences,  Arta Nikaj dhe sipërmarrësin Artan Ramaj, mendova që të sensibilizoj komunitetin shqiptar në Toskanë të ndihmojë familjen në një çast kaq të dhimbshëm, për shpenzimet e transferimit të trupit në Shqipëri. Po kërkoj ndihmën e shoqatave si Asuf e studentëve të Firences, por edhe të sipërmarrësve si Artan Ramaj, Julian Pepa, Nikolin Gjeloshi, të artistëve si Alfred Mirashi Milot, të të gjithë komunitetit”.

Të gjithë duket se po i përgjigjen thirrjes së konsullit. Shoqata ASUF ka vënë sot një lajmërim në konvikt dhe në faqet e saj internet me të cilin fton të gjithë studentët, shumë prej të cilëve e kanë pasur shok Shahinin të japin një kontribut ekonomik për familjen Tusha.

Edhe kushdo tjetër që dëshiron të japë ndihmë mund të kontaktojë shoqatën ASUF në rrjetiasuf.asuf[at]facebook.com apo në numrin e telefonit 320.483.1699.

Flussi. Poche domande, c’è ancora posto per le conversioni dei permessi

Kam kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së. A mund të vij të punoj në Itali?