in

Kam kërkuar shtetësinë, do të bëhen italianë edhe bijtë e mi?

Sapo paraqita kërkesën për shtetësinë italiane. Kam një vajzë 16 vjeç dhe një djalë 9. Nëse kërkesa ime pranohet, bëhen italianë edhe ata?

Romë, 6 maj 2016 – Kur përpilohet kërkesa e shtetësisë, deklarohet edhe përbërja e bërthamës familjare që bashkëjeton me aplikuesin. Nëse bijtë e marrin apo shtetësinë italiane nga prindi, varet nga mosha që ata do të kenë kur prindi të bëhet italian, pra ngo kohëzgjatja e praktikës. Në fakt bëhen automatikisht italianë, bijtë akoma të mitur të personit që merr shtetësinë italiane.

Para së gjithash është mirë të specifikohet që i huaji bëhet shtetas italian të nesërmen e ditës që bën betimin e besnikërisë ndaj Republikës Italiane e jo më parë. Kështu që edhe nëse dekreti i dhënies së shtetësisë mbërrin por aplikuesi nuk bën betimin brenda 6 muajve nga marrja e dekretit, ai nuk bëhet shtetas italian.

Kështu që bijtë e mitur që bashkëjetojnë me të në Itali bëhen shtetas italianë së bashku me prindërit të nesërmen e betimit. E deri “të nesërmen e betimit” bijtë duhet të jenë akoma të mitur, pra të mos kenë mbushur 18 vjeç, dhe jo thjesht të jenë të mitur kur prindi paraqet kërkesën e shtetësisë dhe as kur mbërrin dekreti.

Ndryshe qëndron puna për bijtë e pranishëm në bërthamën familjare, të deklaruar në çastin e paraqitjes së kërkesës, që mbushin moshën madhore para se prindi të bëjë betimin e besnikërisë ndaj Italisë. Në këto rrethana, bijtë, tashmë në moshë madhore, nuk bëhen italianë bahskë me prindërit.

Gjithsesi ata mund të kërkojnë shtetësisnë italiane pas 5 vjetëve rezidencë ne territorin italian, periudhë që fillon të llogaritet nga e nesërmja e ditës kur prindi ka bërë betimin. Në këtë rast, edhe ata aplikojnë pasi të plotësojnë të njëjtat kritere mbi të ardhurat të kërkesës së shtetësisë italiane për motive rezidence sipas nenit 9 të ligjit 91/92.

Me pak fjalë, në rastin konkret të personit që ngre çështjen, është thuajse e sigurt që bashkë me të do të bëhet italian djali që sot është 9 vjeç, po ka pak, për të mos thënë aspak, mundësi që ta fitojë shtetësinë e bija 16-vjeçare: shqyrtimi i praktikës për marrjen e shtetësisë zgjat dy vjet, sipas ligjit, por thuajse gjithnjë kjo kohë zgjatet edhe me një apo më shumë vjet.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

In Italiano: Ho chiesto la cittadinanza, diventeranno italiani anche i miei figli?

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Elsa Lila dhe udhëtimi i saj i ri nga Bach në Ballkan

“Cultura – passaPORTO”, Shqipëria në Sallonin e Librit në Torino