in

Kanabisi i Lazaratit në dokumentarin e të rinjve holandezë

Në udhëtimin e tyre me motorë, 2 të rinj holandezë, Daan Vonk dhe Theo Roelofs, mundën të futen lirisht aty ku policia nuk arrin

Tiranë, 21 maj 2012 – Në Lazarat kanabisi kultivohet si çdo bimë tjetër. Dëshmia është një video-dokumentar që qarkullon në youtube i realizuar nga dy djem holandezë, Daan Vonk dhe Theo Roelofs, që vitin e kaluar vizituan Shqipërinë.

Në udhëtimin e tyre me motorë, shihen dy të rinjtë që futen lirisht mes parcelave të mbjella me kanabis të Lazaratit, atje ku policia shqiptare nuk arrin të vbendosë kontrollin e saj. Nga video vihen re djemtë të ngazëllyer qe tregojnë bimët e hashashit që sipas tyre arrijnë gjatësinë 3 metra. Dhe nga pamjet duket qarte se bimët janë të mbjella në oborret e shtëpive.

Dokumentari zgjat rreth një orë dhe sjell udhëtimin e të rinjve në Tiranë, Vlorë, Divjakë, Sarandë.

 

Batuta e ligistit Venturi mbi tërmetin: “Padania po shkëputet”

Në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt, këtë vit edhe Shqipëria