in

Në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt, këtë vit edhe Shqipëria

Nis më 27 maj Mundialido, turneu i futbollit për komunitetet e të huajve që mbahet në Romë. Në këtë edicion të 14-të, mes 32 skuadrave “kombëtare”, debuton edhe Shqipëria

Romë, 21 maj 2012 – Në edicionin e 14-të të Mundialido-s, turneut të futbollit të komuniteteve të huaja, që nis më 27 maj në Romë, për herë të parë merr pjesë edhe një “kombëtare” shqiptare. Skuadrat pjesëmarrëse këtë vit janë plot 32 skuadra: nga një përfaqësi e komunitetit rom te ajo e Vatikanit, nga skuadra e Irlandës së Veriut te ajo e Sudanit, të ndara në tetë grupe:

Grupi A: Paraguaj – Moldova – Kepi i Gjelbër – Senegal
Grupi B: Irak – CeIS – Vatikan – Sudan
Grupi C: Bangladesh – Bullgari – Kongo R.D. – Egjipt
Grupi D: Afganistan – Shqipëri – Ukrainë – Nigeri
Grupi E: Japoni – Itali – Spanjë – Marok
Grupi F: Perù – Përfaqësia Rom – Rumani – Madagaskar
Grupi G: Ekuador – Poloni – Afrika UTD – Somali
Grupi H: Kolumbi – Irlandë e Veriut- Kamerun – Etiopi

Ndryshe nga edicionet e shkuara që janë zhvilluar në Ostia, këtë vit ndeshjet do të luhen në Romë në stadiumet Alfredo Berra (rruga G. Veratti), në “Atletico 2000” dhe “Certosa” (rruga Centocelle), duke filluar nga 27 maji (dhe jo 20 maji siç është shkruar në manifestin e aktivitetit).

Ceremonia e hapjes së turneut, me prezantimin e të gjithë pjesëmarrësve, do të mbahet më 27 maj në orën 10,30 në stadiumin Alfredo Berra

Mundialido është projekt i lindur në vitin 1999. Duke u bazuar në sharmin e popullaritetin e futbollit, turneu është një rast i mirë për promovimin e bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme të pranishme në kryeqytetin italian. “Mundialido ka për qëllim të favorizojë vlerat e përbashkëta, integrimin shoqëror, duke i kthyer të huajt në protagonistë të një iniciative unike” lexohet mes të tjerash në faqet on line të aktivitetit.

Shqiptari i Italise

Kanabisi i Lazaratit në dokumentarin e të rinjve holandezë

Terremoto. Spento il sogno di Naouch, diventare italiano