in

Kapen dy të arratisurit nga burgu i Pizës

Ka përfunduar dje ‘liria’ e dy shqiptarëve të arratisur në fund të korrikut nga burgu i Pizës. Janë kapur në Porto Recanati (MC) pas mëse një muaj kërkime nga karabinierët e Brescias

Romë, 10 shtator 2010 – Janë kapur në provincën e Maceratës dy të burgosurt shqiptarë të arratisur nga burgu i Pizës më 26 korrik të këtij viti. Shtë fjala për Roland Dedjan dhe Bledar Shehun, përkatësisht 26 dhe 27 vjeç.

Në hetimet mbi arratisjen e dy të rinjve kanë pasur një rol vendimtar elementet e mbledhura nga Karabinierët e Brescias gjatë muajve të shkuar. Në fakt dihej që Dedja para arrestimit, rreth tre muaj më parë, fshihej diku mes Marche dhe Abruzzo. Aty mendohej se ish kthyer edhe pasi u arratis ndaj edhe gjatë gushtit hetimet e karabinierëve breshanë u përqendruan në atë zonë.
Dje në mëngjes, dy të arratisurit u kapën në një shtëpi të Porto Recanatit, fshat në Marche.

Dy shqiptarët ishin në burg me akuzat e rënda të vrasjes dhe të tentativës për vrasje dhe, sipas hetuesve të Pizës, kanë mundur të mbështeten që në fillim në një rrjet njohjesh që i ka mbuluar nga çasti i arratisjes deri dje në mëngjes kur u arrestuan. Dy të burgosurit kanë përshkuar oborret e brendshme dhe kanë kapërcyer murin e jashtëm rrethues në mënyrën më klasike, me ndihmën e çarçafëve që kanë lidhur me njëri tjetrin, dhe janë gjendur në rrugë.

Lexo edhe: Shqiptarët arratisen sërish me çarçafë

Vret gruan me thikë, nuk pranonte dot që po e linte

Bedri Dedja: shkrimtari, edukatori, babai