in

Kapet pas 13 vjetësh vrasësi i prostitutës

Policia e kufirit i vë prangat Selaudin Koçit teksa hynte në Itali përmes portit të Barit

Romë, 11 qershor 2011 – Policia e Barit ka arrestuar dy ditë më parë një shqiptar sapo ka zbritur nga trageti. Është dënuar për vrasjen dhe djegien në maj të 1998-tës të një 18 vjeçareje shqiptare, Laureta Josifi, që kishte guxuar të rebelohej kundër bandës së përbërë prej rreth dhjetë shqiptarësh që e kish detyruar të prostituohej.

Pardje ka përfunduar në burg Selaudin Koçi, 42 vjeç, i dënuar nga gjykata e Luccas me 8 vjet heqje lirie për veprat penale të bashkëpunimit  kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit dhe për dhunimin  kufomës, dënim ky që i është ulur në 4 vjet e gjysmë falë një dekreti për reduktimet e dënimeve. Koçi ishte arrestuar për herë të parë më 1 qershor 1999 në Pisa, por në skadim të afatit të paraburgimit, sapo ishte lënë i lirë në 1 dhjetor të të njëjtit vit, ishte larguar drejt Shqipërisë pa lënë asnjë gjysmë. Më në fund në datë 9 qershor u arrestua nga policia e kufirit teksa përpiqej të hynte në Itali përmes portit të Barit. Gjatë kontrollit në kufi Koçi kishte paraqitur dokumente me një emër të ndryshëm nga i vërteti; por sinjalizimi i skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë të Luccas, që i kishte komunikuar kolegëve puljezë edhe pseudonimin e tij, mundësoi ndalimin e 42 vjeçarit.

Për vrasjen e vajzës shqiptare, të njohur asokohe si “Biondja e Marlia-s”, në fund të prillit të këtij viti agjentët e Komisariatit të Montevatini Terme kanë arrestuar edhe Nikolin Malcin, 41 vjeç, në kërkim prej dhjetë vjetësh sepse duhet të shlyejë dënimin me 5 vjet e gjysmë për veprën penale të shkatërrimit të kufomës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali

Pesë javë nga zgjedhjet, Tirana akoma pa kryebashkiak