in

Karta blu për të huajt me kualifikim të lartë. Procedura on-line

Hyrje jashtë kuotave të flukseve, dhe një ‘super-lejeqëndrim’ për një kategori të gjerë profesionesh. Nga 8 gushti në faqet on line të ministrisë së Brendshme mund të paraqiten telematikisht kërkesat për nulla-osta punësimi për punonjës me kualifikim të lartë

Romë, 9 gusht 2012 – Kush dëshiron të marrë në punë një të huaj me kualifikim të lartë, tani mund të paraqesë kërkesë në sitin e ministrisë së brendshme për një autorizim punësimi duke i lejuar kështu të huajit të marrë Kartën Blu europiane, një ‘super-lejeqëndrim’, siç parashikon një ligj i miratuar nga Qeveria në qershor që më në fund pranon (me vonesë) direktivën 2009/50/BE, i ardhur në fuqi dje, më 8 gusht 2012.

Praktikisht nga dje në mëngjes është aktivizuar procedura telematike për nisjen e kërkesave sporteleve unike për imigracionin të prefekturave kompetente. Sipas shpjegimeve të Departamentit për Liritë qytetare dhe imigracionin të dhëna në një qarkore të datës 3 gusht, sipërmarrësit mund të kërkojnë nulla-osta për punësimin e të huajve të kualifikuar – në çdo çast të vitit, pa pritur të ketë dekret fluksesh, për të huaj me rezidencë jashtë Italisë apo të pranishëm në Itali, që futen në kategoritë e parashikuara nga norma mbi Kartën Blu europiane – duke u regjistruar në https://nullaostalavoro.interno.it.

Pasi kompletohet procedura e regjistrimit, shkohet në zonën “Richiesta moduli” (kërkesa e formularëve) ku mund të plotësohet formulari (Modulo BC) i kërkesës së autorizimit për punë për lëshimin e Kartës Blu BE.

Për përpilimin e formularit është e nevojshme të shënohen disa të dhëna të domosdoshme si kontrata e punës apo propozimi i kontratës, titulli i diplomimit i punonjësit dhe kualifikimi i lartë përkatës, rroga vjetore bruto (që nuk duhet të jetë më e ulët se trefishi i nivelit më të ulët të parashikuar për mospagimin e shërbimit shëndetësor, pra për këtë vit nuk duhet të jetë më e ulët se 3×8.263=24.789 euro) e më pas të shtypet butoni “Salva” për të vazhduar e kontrolluar më pas, dhe së fundi “Invio” për nisjen e kërkesës.

Pas lëshimit të autorizimit për punë – brenda 90 ditëve – i huaji duhet të marrë vizën, nëse është në atdhe, e të vijë në Itali, dhe të shkojë në Sportelin Unik për Immigracionin për të nënshkruar kontratën e qëndrimit e të kërkojë Kartën Blu BE.

K.B.

Shkarko: Qarkorja sqaruese mbi Kartën Blu europiane e ministrisë së Brendshme e datës 3 gusht 2012

Sjell nga Shqipëria një papagall “të mbrojtur”, paditet

Sekuestrohen ARMO e AMRA oil të Rezart Taçit për llogari të Azerbajxhanit