Italia ndalon tregtimin ndërkombëtar të specieve që rrezikojnë zhdukjen, si kafshë, ashtu dhe bimë të egra
Romë, 9 gusht 2012 – Në portin e Barit funksionarë të doganave në bashkëpunim me Guardia di Finanza e policinë pyjore kanë sekuestruar një . Ishte në makinën e sapo zbarkuar nga një traget që vinte nga Durrësi , të ngarë nga një shqiptar që u padit për shkelje të normave europiane të mbrojtjes së kafshëve të cpecieve të tuteluara nga Konventa e Uashingtonit. Konventa, e ratifikuar nga Italia 32 vjet më parë, është një dokument që dokument që parashikon rregulla shumë të rrepta në tregtimin ndërkombëtar të specieve që rrezikojnë zhdukje, qofshin këto kafshë, apo bimë të egra.
Është e disata herë që në pikat kufitare të Italisë ndalohen shtetas shqiptarë më specie të rralla të sjella nga Shqipëria. Herë bëhet fjalë vërtet për kafshë të sjella për tregti, herë të tjera për mosnjohje të rregullave ndërkombëtare.
Në qershor të këtij viti, në Doganën e portit të Brindisit është ndaluar një emigrante shqiptare që transportonte në makinë tre breshka toke, “Testudo Hermanni” është emri i tyre shkencor.
Në shtator të vitit 2010, në portin e Barit u zbuluan 65 breshka toke të transportuara nga një shtetas shqiptar pa autorizimet e përshtatshme.
Po në shtator të atij viti në portin e Tristes, një pasagjer shqiptar i posazbritur nga anija Venezia, e nisur nga Durrësi, u bllokua nga policia doganore. Ai kishte në bagazh një koral i madh, me peshë gati 2 kg dhe pa asnjë dokument që dëshmonte prejardhjen e tij. Në këtë rast gjoba e parashikuar ishte deri 6 mijë euro.