Procedura e prenotimit bëhet on line, përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme
Kush dëshiron të marrë kartën e qëndrimit (që sot quhet lejeqëndrim i komunitetit europian për qëndrues afatgjatë), nga 9 dhjetori duhet të kapërcejë një test të gjuhës italiane. Testi duhet prenotuar on-line, përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme.
Këtu gjeni një prijës për prenotimin që Anci (shoqata kombëtare e komunave italiane) ka përgatitur për sportelet e komunave që ofrojnë ndihmë për imigrantët. Prijësi është i dobishëm për të gjithë ata që duan të prenotohen me forcat e veta.
1) Fillimisht duhet të lidhesh me http://testitaliano.interno.it/
2) mund të hapet kjo faqe:
Për të vazhduar duhet shtypur mbi lidhjen: “Continuare con il sito Web”
3)arrihet në faqen e shërbimit të përcjelljes telematike për:
• kërkesa për autorizime punësimi
• Kërkesa për prenotimin e testit të njohjes së gjuhës italiane
Nëse përdoruesi, qytetar apo operator sporteli, është regjistruar më parë mund të hyjë në zonën e rezervuar (Area Riservata) duke futur emrin e përdoruesit (username) dhe fjalëkalimin (password) në hapësirën e posaçme në të majtë, ndërsa nëse përdoruesi nuk është i regjistruar duhet ta bëjë regjistrimin në zonën e posaçme ku arrihet përmes butonit “Effettua Registrazione” (shq. Kryej regjistrimin), lart në të majtë.
4) Për t’u regjistruar përdoruesi duhet të përpilojë këtë hapësirë:
Me ta përpiluar dhe të këtë shtypur butonin “Invia” (shq. Dërgo), përdoruesi do të shohë mesazhin e mëposhtëm:
dhe do të marrë (nga adresa:
registrazione.nulla.osta@interno.it) në adresën e tij të postës elektronike konfirmimin me një fjalëkalim dhe adresën ku duhet të shkojë për të konfirmuar regjistrimin.
5) Duke u futur në Zonën e Rezervuar me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin do të shfaqet kjo faqe informuese:
duke shtypur në butonin “Richiesta Moduli” lart majtas, mund të shkohet në zgjedhjen e shërbimit që i intereson, në rastin tonë në “Test Italiano”, që gjendet në fund të tabelës.
6) duke shtypur në rreshtin e posaçëm shkohet në faqen paraprirëse të modulit të regjistrimit për testin e gjuhës italiane:
në të cilën është e mundur:
– të procedohet me përpilimin e kërkesës përmes butonit “Avanti”. Sistemi do të kërkojë këto të dhëna:
• të dhënat personale të kërkuesit
• të dhëna mbi dokumentin e qëndrimit
• të dhënat e rezidencës
• kontaktet
– të merren informacione mbi selinë, datën dhe orën e testit të italishtes si edhe rezultatin e testit përmes butonit “Controlla Domande” (shq. Kontrollo kërkesat)
Në zonën e posaçme “Documenti informativi” janë në dispozicion të përdoruesve: Manuale Utenti (Doracaku për përdoruesit) dhe Istruzioni di compilazione (Udhëzime për përpilimin).