in

Karta e qëndrimit. Po të largohem nga Italia, ma heqin?

Kam kartën e qëndrimit e po mendoja të kthehesha për ca kohë në atdhe. Kur të kthehem prapë në Itali, karta do të ëjetë akoma e vlefshme apo pas njëfarë periudhe jashtë Italie nuk vlen më?

Karta e qëndrimit. Po të iki nga Italia ma heqin?Romë, 20 prill 2016 – Sipas ligjit aktual në fuqi, kush ka një lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën “kartë qëndrimi”, mund të qëndrojë jashtë territorit të BE-së maksimumi për 12 muaj të njëpasnjëshëm. Për periudha më të gjatë, dokumenti i tërhiqet.

Kështu që, kujt lë Italinë e shkon në një vend jokomunitar (qoftë ky vendlindja apo një tjetër çfarëdo që nuk është në BE, nuk ka asnjë dallim), karta e qëndrimit i hiqet pas një viti.

Ndërsa po të shkojë në një vend tjetër të BE-së, i huaji humbet kartën e qëndrimit pas gjashtë vjetëve. Edhe nëse i lëshohet një lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë nga një vend tjetër anëtar, lejeqëndrimi BE i lëshuar fillimisht nga Italia i tërhiqet.

Ndryshojnë afatet nëse bëhet fjalë për lejeqëndrim me kohëzgjatje vjetore apo dyvjeçare. Ligji parashikon që periudha maksimale e qëndrimit të vazhdueshëm jashtë Italisë nuk mund të jetë më e gjatë se gjysma e periudhës së vlefshmërisë së dokumentit.

Kjo do të thotë që kush ka lejeqëndrim njëvjeçar, mund të mos shkelë në Itali për një periudhë të vazhdueshme maksimale 6 muaj, ndërsa kush ka lejeqëndrim dyvjeçar mund të qëndrojë jashtë Italisë maksimumi për një vit rresht.

Por këto kufizime nuk vlejnë nëse qëndrimi jashtë Italisë ka për shkak motive të rënda e të dokumentuara si shtrim në spital apo kura rimëkëmbëse; përmbushjen e detyrimeve ushtarake, arsye të rënda shëndetësore të bashkëshortit apo të një të afërmi të shkallës së parë (që praktikisht janë bij e prindër). Në këto raste, nevojitet të tregohen të gjitha dokumentet relative, me përkthimet e legalizimet e nevojshme.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

In Italiano: Carta di soggiorno. Se vado via dall’Italia me la tolgono?

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
 

 

Ekstradohet nga Milano në Tiranë 47 vjeçari Gani Hysi. Akuzohet për vrasje

Mbyllja e itinerarit ballkanik nxit trafikimin e njerëzve