in

Kater i Radës. Familjarët kërkojnë drejtësi

Si sot, 14 vjet më parë, në një atmosferë tërësisht gri, në Vlorë ktheheshin trupat e viktimave të tragjedisë së Otrantos, që ndodhi në 28 mars të vitit 1997. Familjarët e viktimave protesotojnë përpara konsullatës italiane në Vlorë. “Kërkojmë drejtësi për 115 viktimat e Otrantos”

14 nëntor 2011 – “14 vjet tragjedi, krim me paramendim. Kërkojmë drejtësi për 115 viktimat e Otrantos”. Ky ka qenë thirrja e bërë gjatë protestës së sotme që familjarët e viktimave të Otrantos kanë organizuar përpara konsullatës Italiane në Vlorë. Protesta u organizua në kujtim të 14-nëntorit, ditës ku u sollën në atdhe trupat e viktimave.

Dhjetëra familjarë e të afërm, si edhe qytetarë vlonjatë, kërkuan zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që konsiderohet më e rënda që ka ndodhur ndonjëherë në hapësirën detare të Otrantos. Në fjalën e saj, Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Otrantos, theksoi se, “protestat nuk do të rreshtin asnjëherë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vendosjen e drejtësisë në vend”. “Protestat tona do të përshkallëzohen deri sa të vendoset në vend drejtësia dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të marrin dënimin e merituar”, theksoi Çala. Ajo shtoi se, “pas vrasjes së 81 jetëve që humbën në fund të detit, po vriten sërish familjarët me vendimet e gjykatave italiane”. “Ne kërkojmë shpërblim të barabartë për të gjithë familjarët, edhe për ato viktima që konsiderohen të zhdukur, sepse vetëm kështu do të ndihemi disi të lehtësuar për këtë tragjedi ku humbën fëmijët tanë, njerëzit tanë që nuk mund të na i zëvendësojë asgjë”, shtoi më tej Çala. Ndërkohë, familjarët rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të cilësuar të padëshirueshme në Vlorë ish-deputeten italiane Pivetti. Ata paralajmëruan një protestë në kryeqytetin italian në Romë, në javët në vazhdim, ndërkohë që tekstin e deklaratës e dorëzuan në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në këtë qytet.

Si sot, 14 vjet më parë, në një atmosferë tërësisht gri, në Vlorë ktheheshin trupat e viktimave të tragjedisë së Otrantos, që ndodhi në 28 mars të vitit 1997. Në atë buzëmbrëmje të 14 nëntorit të vitit 1997, qyteti i Vlorës ishte mbështjellë me tisin e zisë. Automjetet ushtarake që sillnin trupat e pajetë, mbartnin në karroceritë e tyre dhimbjen e pamasë të një qyteti të tërë, të mbarë Shqipërisë. Kishin kaluar vetëm 8 muaj nga mbytja, kur në fund të detit përfunduan jetë të pafajshme, gra dhe fëmijë, të rinj dhe burra që kërkonin të largoheshin nga mungesa e shpresës drejt një shprese të re.

Së fundi, edhe relikti i Kater i Radës, i mbetur për vite si një hekurishtë e braktisur në portin e Brindisit, më në fund u shpëtua. Ai do të kthehet në një monument në kujtim të të gjithë atyre që humbën jetën në det drejt brigjeve të tokës së premtuar. Pas pak ditësh, më19 nëntor, në Otranto – ku edhe do të mbahet fizikisht Kater i Radës – do të mbahet konferenca e shtypit për paraqitjen e projektit për rikuperimin e kthimin në monument të anijes fatkeqe.

 
http://www.youtube.com/watch?v=CaYF5V-5jCY

Approdi e Naufragi. Raccontare l’esodo

Në 103 vjetor të Alfabetit të gjuhës shqipe