in

Katër të rinj të shpëtuar falë ndërhyrjes së guximshme të Zabitit

I detyrojnë jetën të rinjtë të mbetur të plagosur në një aksident rrugor gjatë të cilit njëra nga makinat mori flakë. Heroi shqiptar që ndaloi për të dhënë ndihmë: “I nxora nga makina në flakë, ishte e vetmja gjë që mendova aty për aty të bëja”

Romë, 25 shtator 2017 – Lajmin e një aksidenti rrugor në Trecate të Novarës e kanë dhënë paraditen e sotme disa media lokale. Rreth orës 8 dy makina janë përplasur në rrugën provinciale Novara-Magenta (sp 11) e njëra prej tyre ka marrë flakë. Brenda katër të rinj që janë lënduar nga përplasja të cilët janë asistuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë të mbërritur në vendngjarje.

Këtë shkruajnë pak a shumë të gjitha me përjashtim të Corrieredinovara.com që jep diçka më shumë.

Aksidenti ishte i rëndë e mund të kish përfunduar edhe më keq po të mos kish qenë për ndërhyrjen e menjëhershme e të guximshme të Zabitit. Një i ri, për të cilin Corriere di Novara thotë që është shqiptar, që është rezident në Cerano të Novarës dhe që në atë çast po shkonte me makinën e tij në punë. Ndryshe nga automobilistë të tjerë që ndaluan nxorën çelularët për të filmuar makinën në flakë – spektakël, fatmirësisht, i pazakontë – Zabiti la makinën e tij e shkoi të verifikonte nëse kishte njeri brenda automjetit që digjej.

“Pashë makinën në flakë – i tregon kronistit – dhe ndalova. Brenda ishin tre djem e një vajzë, që dukeshin si të trullosur, ndoshta nga tymi. I nxora nga makina në flakë, ishte e vetmja gjë që mendova aty për aty të bëja”.

 

Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Shqiptarët nuk rrezikojnë rikthimin e vizave”

Sarabanda postkomuniste e Iridës, Ninës dhe e shoqeve të tyre