in

Katër vjet pas tërmetit, L’Aquila kujton viktimat

Ora 3.32 e 6 prillit 2009. Një tërmet 6,2 ballë merr 309 jetë njerëzish e shkatërron qytetin që akoma sot ka plagët hapur

Romë, 6 prill 2013 – Përvjetori i tërmetit tragjik të 6 prillit 2009 që në Abruzzo mori 309 jetë njerëzish e shkatërroi kryeqendrën L’Aquila e fshatrat përreth, kujtohet sot me dhimbje dhe zhgënjim të thellë. Akoma sot janë më mijëra personat që jetojnë jashtë shtëpive të tyre, mes tyre ka nga ata që gjenden akoma në hotele, ndërsa rindërtimi i qytetit duket gjithnjë e më i pamundur.

Si çdo vit në këtë datë, mijëra qytetarë u natën e shkuar për të kujtuar të gjithë ata që katër vjet më parë humbën jetën. Në krye të kortezhit familjarët e të rinjve që mbetën nën gërmadhat e Shtëpisë së Studentit dhe të viktimave të tjera, pas tyre kryebashkiaku Cialente, senatorja Pezzopane, ministri i Kohezionit territorial Barca, Presidenti i Provincës Del Corvo, I Këshillit krahinor Chiodi dhe deputetë të Lëvizjes 5 Yjet.

Kortezhi ndalet përpara ndërtesave të lënduara të L’Aquilës: vetëm lutje, lot, përqafime. Në orën 24.00, në sheshin e Duomos të mbushur plot, në një heshtje varri lexohet lista e gjatë e emrave të 309 viktimave.

Në kortezh bashkë me banorët e Abruzzos u bashkuan edhe familjarët e viktimave të Viareggios dhe të viktimave të fabrikës Thysen. “Prej katër vjetësh vijmë këtu, me akuilanët na bashkon dhimbja dhë dëshira për të pasur drejtësi” thotë një nën nga Toskana.

“Ky përvjetor është më i hidhur se të tjerët sepse kemi humbur krejtësisht shpresën. Ka një plan rindërtimi për një pjesë të qendrës historike të L’Aquilës deri në vitin 2015, por nëse nuk arrijnë financimet nga qeveria, qyteti dënohet me vdekje” thotë kryebashkiaku Cialente që, nëse kështu ndodh vërtet, paralajmëron i zemëruar se mund të ndërmarrë edhe masa të bujshme: “Akuilanët do të kërkojnë të mos jenë më pjesë e Italisë. Do të kërkoj heqjen e flamurit dhe largimin e Prefektit, si për të thënë, na lini të vdesim në paqe”.

Lexo edhe: Italia vend tërmetesh

Ancora un no per Monnalisa Ndoja: “Ma io sono italiana”

Stampa. L’agenzia Adnkronos dice “no” alla parola “clandestino”