in

Ke pirë shumë? Mund ta shohësh që pa dalë nga lokali

Nga 15 nëntori, të gjitha lokalet e natës që ofrojnë pije alkoolike duhet të pajisen me elitometër

Kush ulet në timon pas një mbrëmjeje mes miqsh nën efektin e alkoolit nuk mund të thotë më që nuk e kishte kuptuar se e kishte tepruar me pijen. Nga mesi i nëntorit, baret, restorantet e lokalet e tjera që ofrojnë alkool e mbyllin pas mesnate jane te detyruara me ligj të vënë në dispozicion të klientëve elitomentrin, mjetin që mat përqendrimin e alkoolit në trup. Me mbi 0,5 gram alkool për litër gjaku, nuk mund t’i jepet makinës. Sidoqoftë testi është me dëshirë dhe rezultati është vetëm tregues, vetëm kontrollet e kryera nga policia kanë vlerë ligjore.

Në lokale duhet të vihen edhe dy tabela. Një që përshkruan simptomat për përqendrimet e ndryshme të alkoolit në gjak, dhe një tjetër që tregon sasinë e pijeve më të zakonshme që sjellin kapërcimin e kufirit të përcaktuar nga ligji, vlera që ndryshojnë në bazë të gjinisë, trupit dhe sasisë së ushqimit në  organizëm.

Për lokalet që nuk respektojnë normat e reja parashikohen gjoba deri në 1200 euro, ndërsa kush I jep makinës I pirë përveç gjobës, rrezikon edhe pezullimin e patentës dhe, në rastet më të rënda, arrestimin dhe sekuestrimin e automjetit.

Ndërrim kreu në Mbrojtjen Civile

Me krizën politike mbeten pezull normat mbi imigracionin