in

Keqtrajtime në familje. Arrestohet në Terni një 35-vjeçar

Rrihte të shoqen e fëmijët e vegjël për hiçgjë. Së fundi ka kërcënuar të hedhë vajzën dhjetë muajshe nga ballkoni i katit të gjashtë. Arrestohet shqiptari 35 vjeçar

Ka mjaftuar një pajisje shtëpiake e thyer pa dashje nga gruaja për të shkaktuar një grindje të fortë dhe të dhunshme. Një punëtor shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga karabinierët e Ternit me akuzën e keqtrajtimit në familje dhe të lëndimeve ndaj personave. Gruaja, edhe ajo shqiptare, ka kërkuar ndihmë tek fqinjët pasi i shoqi kishte nisur ta rrihte në sy të fëmijëve, djali 6 vjeç dhe vajza 10 muajshe.

Sipas rrëfimeve të gruas dhe dëshmive të ndryshme, më pas ai kishte marrë në krahë vajzën 10 muajshe dhe e kishte varur nga ballkoni i katit të gjashtë duke bërtitur “Kjo ndodh. Të vras në fillim fëmijët e pastaj ty, që ta shikosh më parë shfaqjen”.

Për fat të mirë ka ndërruar mendje dhe pasi ka dalë nga shtëpia, gruaja ka lajmëruar menjëherë forcat e rendit që e kanë arrestuar shtetasin shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Gruaja ka rrëfyer episode tronditëse: burri e kontrollonte gjatë gjithë ditës, kthehej disa herë nga puna për ta ruajtar dhe nuk e lejonte të dilte as në ballkon. Përveç dhunës që përdorte mbi bashkëshorten, ai nuk kursente as fëmijët. Elementi më i frikshëm është fakti që sipas tregimi të gruas, e cila ështe mjekuar dhe do t’i duhen rreth dy javë për t’iu shëruar plagët, bashkëshorti i saj ngrinte dolli dhe i uronte shëndet vrasësit sa herë që dëgjonte lajme kronike të zezë kur flitej për burra që vrisnin gratë dhe fëmijët e tyre.

 

Nebi Muçaj, nga Marche në Emilia në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Bujar Nishani Presidenti i ri i Shqipërisë