Ishte përpjekur t’i zhvaste titullarit të një dyqani 400 mijë euro edhe duke kërcënuar me thikë në dorë edhe familjarët e tij. Në arrest shtëpie Ergys Pjeci
Romë 27 korrik 2012 – Kërcënime ndaj gjithë familjes, me thikë në dorë, edhe përballë dëshmitarëve. Kështu një shqiptar 26 vjeç, Ergys Pjeci, përpiqej t’i merrte 400 mijë euro një tregtari, titullar i dy dyqaneve në Scicli të Sicilisë. Pjeci kishte arritur të kërcënonte edhe vajzën 17 vjeçare të tregtarit duke i ulëritur në park se do t’i vinte zjarrin.
Kjo situatë kishte vazhduar për muaj, Pjeci ishte kthyer në një makth për familjen siciliane që më në fund gjeti guximin dhe e paditi te karabinierët. Pas hetimesh e ndjekjesh këta verifikuan përndjekjet e kërcënimet që 26-vjeçari u bënte të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe e arrestuan.
Gjykatësi për hetimet paraprake i ka dhënë masën e sigurisë së arrestit shtëpiak deri në pritje të sentencës. Duhet të përgjigjet për stalking, tentativë zhvatjeje dhe mbajtje abuzive të thikës.
Duket se tregtari nuk e kishte denoncuar më parë sepse i trembej hakmarrjes së mundshme të Pjecit ndaj të shoqes e të bijave, njëra 17 e tjetra 2 vjeçe.