in

Në vigjilje të lojërave ‘Londër 2012’

Edhe Big Ben ka rënë 40 herë rresht për numërimin së prapthi drejt ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Vetëm pak orë mbeten nga nisja zyrtare e Lojërave Olimpike Londër 2012. Sipas organizatorëve të kompeticionit më të madh të sportit botëror gjithçka është gati për ceremoninë e hapjes, një spektakël madhështor ku do të marrin pjesë njerëzit më të famshëm të artit, muzikës dhe jetës politike të Britanisë, përfshirë edhe pjesëtarët e Familjes Mbretërore dhe Mbretëreshën Elisabetë që do të hapë zyrtarisht Lojërat Olimpike në orën lokale 20:00 në stadiumin e Stratfordit.

Elizabeta II dhe Usain Bolt, mbretëresha e kapeleve dhe shkëlqimi i Kingstonit ”do të luajnë” rolet kryesore në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. 
Usain Bolt do të jetë në pistë, për paradën e atletëve, si mbajtësi i flamurit të vendit të tij, Xhamajka.
Një tjetër yll i sportit, futbollisti anglez, David Beckham, do të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm gjatë kësaj ceremonie të vendosur në skenë nga Danny Boyle.

Tashmë pishtari që mbart flakën olimpike është në metrat e fundit, përpara se të hyjë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Olimpik” të Londrës për ceremoninë e hapjes, ku do të parakalojnë mbi 10 mijë atletë nga 204 vende të botës, përfshirë edhe 20 pjesëtarët e delegacionit shqiptar, i cili në Londër 2012 përfaqësohet me 11 sportistë në pesë disiplina të ndryshme.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë shumë personalitete ndërkombëtare, përfshirë 120 presidentë dhe kryeministra, mes tyre edhe presidentja e Kosovës Jahjaga, kryeministrat Berisha dhe Thaçi.

Festimet tashmë kanë nisur me evenimentin e parë historik sot në mëngjes kur në orën 8.15 edhe kambanat e Big Ben-it u janë bashkuar të gjitha të tjerave të Mbretërisë së Bashkuar që kanë rënë 40 herë rresht për numërimin së prapthi drejt ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.

Një çast historik për Londrën, që për herë të fundit kishte dëgjuar kambanën e Big Ben-it të binte jashtë orarit më 15 shkurt 1952 me rastin e varrimit të Mbretit George VI.

L’immigrazione nei tg italiani? Sbarchi e crimini

Kërcënon me vdekje një familje. Arrestohet në Scicli 26-vjeçari Pjeci