in

Kërkohej në Shqipëri, arrestohet në Iseo

Duhet të vuajë dhjetë vjet e gjashtë muaj burg për sekuestrim personi dhe tentativë vrasjeje për një ngjarje të vitit 2001. Zbulohet në Iseo falë kujtesës së një karabinieri

Romë 22 tetor 2011 – E arrestojnë rreth një muaji më parë për vjedhje në një vilë e jep një emër të rremë kosovari, por një brigadier karabinierësh me kujtesë të fortë, e kupton që fytyrën e kosovarit e ka parë diku tjetër: pas një kontrolli të shpejtë zbulon që në të vërtetë ai është personi për të cilin  gjykata e apelit e Tiranës ka lëshuar një urdhër arresti europian.

Dhjetë vjet më parë në Tiranë, në gusht të vitit 2001, ishte përpjekur të merrte personalisht hak për vrajen e një kushëriri. Kishte gjetur vrasësin e tij, e kish sekuestruar, torturuar dhe më pas e kish qëlluar me armë në ijë dhe në këmbë. Por vrasësi kishte shpëtuar dhe e kishte denoncuar në polici. Për këtë ngjarje personi i kapur rreth një muaj më parë në Iseo është dënuar me dhjetë vjet e gjysmë burg e tani, më shumë se për ndëshkimin për vjedhjen e vilës, duhet të shqetësohet për burgun e gjatë që e pret në Shqipëri për tentativë vrasjeje dhe sekuestrim personi.

Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut

I heqin gabimisht veshkën e vetme të shëndetshme