in

Kërkohet një aktor shqiptar

Shtëpia filmike Kinesis po kërkon një të ri shqiptar nga 17 deri në 27 vjeç, rezident në Itali, për rolin e protagonistit për filmin e shkurtër “Alina” të regjisorit Carlo Sironi. Nuk është e nevojshme që të jetë aktor profesionist.

Çdo i interesuar mund të kontaktojë ndihmës regjisorin apo përgjegjësen e përzgjedhjes së aktorëve në adresën e-mail alinaproduzione@gmail.com ose në numrat telefonikë:
+39 3480724593 Tommaso Landucci Ndihmës regjia
+39 3279155176 Sara Casani  

“Alina”

Një i ri shqiptar kërkon shpëtimin përmes një arratie të pamundur me Alinën, një vajzë ukrainase në Itali prej disa vjetësh. Dy vetmitë në arrati nga e shkuara e tyre me sfond fshatrat e Romës.

Regjisori Carlo Sironi
Carlo Sironi lind në Romë në vitin 1983. nis të punojë si ndihmës operator dhe më pas si ndihmës regjisor për filma të shkurtër e videoklipe. Në vitin 2008 drejton xhirimet e filmit të parë të tij me metrazh të shkurtër “Sofia” që konkurroi në Torino Film Festival dhe në festivale të tjera ndërkombëtare.
Në vitin 2010 realizon dokumentarin “Il filo di Arianna”.
Së fundi, ka treguar interes per dinamikat e komunitetit shqiptar në Romë, dhe ka shkruar projektin e tij të ardhshëm, “Alina”, xhirimet e të cilit parashikohen për në nëntor 2010.

Lexo edhe: Intervistë me regjisorin Carlo Sironi

2 tetor, dita e parë e shkollës shqipe në Parma

Sironi: ”Arratia e pamundur e Alinës dhe e Janit”