in

Këshilli i Europës: “Rritet racizmi, shtohen politikanët ksenofobë”

Raporti vjetor i Zyrës së Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI). “Ligjet nuk janë më të mjaftueshme, nevojiten shtrëngime kundër diskriminimit”

Romë, 17 qershor 2011 – Racizmi dhe intoleranca është përhapur në Evropë, paralelisht me krizën ekonomike, që forcon qëndrimet ekstremiste. Është ky alarmi i dhënë nga Zyra e Komisionit Evropian kundër Intolerancës Racizmit, ECRI, që monitoron situatën në 47 vendet anëtare të këtij organizmi ndërkombëtar.

Në raportin e fundit vjetor, të paraqitur më 16 qershor, thuhet se racizmi nuk është më i kufizuar vetëm në disa segmente të shoqërisë; edhe politikanët e moderuar po përdorin gjithnjë e më shpesh argumente ksenofobike e anti-myslimane dhe se shpallin referendume kundër atyre që nuk janë shtetas të atij vendi dhe kundër pakicave fetare. “Vetëm ligjet nuk janë të mjaftueshme për të luftuar këtë prirje. Duhet bërë më shumë” lexohet në raport ku kërkohen goditje legjislative për të mund të kryer akte më të vendosura kundër krimeve raciste.

Megjithëse Ecri vlerëson faktin që shumica e shteteve ndëshkon fjalimet që nxisin urrejtjen, thekson se autoritetet duhet të zbatojnë ligjin në mënyrë më rigoroze dhe të informojë më shumë viktimat e mundshme për të drejtat e tyre. Në veçanti, Komisioni thekson rritjen e armiqësisë ndaj romëve, “një prej problemeve më të mprehta për sot Evropën”, dhe uron krijimin e kushteve më të mira për romët.

Raporti paralajmëron gjithashtu se sulmet kundër multikulturalizmit mund të çojnë drejt shoqërive të fragmentuara, prandaj u bën thirrje qeverive që të shtojnë përpjekjet për të promovuar dialogun ndërkulturor: “Përgjigja për debatin aktual mbi multikulturalizmi është e lidhur ngushtë me një sistem të përbashkët të parimeve, ndër të cilat janë mosdiskriminimi dhe toleranca”.
“Hulumtimet e ECRI-t në të gjitha vendet evropiane – tha kryetari i Komisionit, Nils Muiznieks – po tregojnë një rritje shqetësuese të racizmit. Qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme për këtë rrezik, duhet të punojnë për të forcuar ligjet dhe institucionet kundër diskriminimeve dhe të thonë hapur se ksenofobia nuk mund të tolerohet kurrë në shoqërinë moderne”.

Shtrëngimet e qeverisë për të huajt: në Cie deri në 18 muaj

Aksident rrugor në A5. Vdesin një shqiptar e një ukrainas