in

KiE për zgjedhjet e 8 majit: “Nevojitet bashkëpunim mes partive”

Kongresi i Këshillit të Europës miratoi sot Rezolutën dhe Rekomandimin për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri

Romë, 19 tetor 2011 – Kongresi i Këshillit të Europës ka diskutuar sot paradite raportin e hartuar nga raportuesi i Partisë Popullore, Volkram Gebel.

Raporti  u ndal te vlerësimi i zgjedhjeve lokale, te zgjedhjet në Tiranë dhe situata politike në vend. Sipas tij, këto zgjedhje ishin të mira dhe transparente, me përjashtim të Tiranës, ku procesi i numërimit, zgjati, shpeshherë u bllokua dhe rriti edhe më tensionin mes palëve politike.

Gebel tha “momenti i numërimit të votave solli mjaft tensione. Dy polet partiake sollën interpretimet e tyre. Në Shqipëri kishte një polarizim politik”.

“Fushata elektorale në Shqipëri duhet të përqendrohej në situatën lokale dhe në dialogun mes kandidatëve. Dialogu politik ishte një aspekt që autoritetet lokale duhet t’ia adresonin njëri-tjetrit, për një bashkëpunim konstruktiv si një komponent thelbësor për demokracinë”, tha Gebel. 
Në raport propozohet që Kongresi të ndihmojë autoritetet lokale të Shqipërisë për të vendosur një dialog mes partive politike. “Ne propozojmë që të ketë një forcim të marrëdhënieve midis partive politike për të pasur veprime të harmonizuara mes palëve. Partitë duhet të kenë dialog konstruktiv dhe bashkëpunim për zgjedhje më të mira në të ardhmen. Rekomandimi është për t’i dhënë një mundësi Shqipërisë se çfarë kërkon nga Bashkimi Europian”, tha Gebel.

Raporti mbi zgjedhjet e 8 majit, u miratua me 86 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Ai duhet të  shërbejë si një rekomandim për Shqipërinë përsa u përket zgjedhjeve të ardhshme.

E drejta e votës dhe shtetësia. Edhe PD mbledh firma

Imzot Gjergj Lusha: “Nënë Tereza, dashuri e pastër në veprim”