in

Klandestinët: policia i arreston, gjykata i lë të lirë

 

Shumë gjykatës në mbarë Italinë po u japin lirinë klandestinëve të ndaluar nga policia ose e këshillojnë të mos i arrestojë. Me një fjalë nuk aplikojnë ligjin italian, sipas të cilit i duhen vënë hekurat kujtdo që kapet pa leje qëndrimi.
Këta gjykatës janë të mendimit se duhet aplikuar një direktivë e Bashkimit Europian, sipas të cilës, klandestinëve fillimisht u duhet bërë thirrje që të largohen, ndërsa arrestimi dhe shoqërimi me forcë në kufi u duhet rezervuar më kokëfortëve.

Italia duhet t’i kishte përshtatur ligjin e saj këtyre udhëzimeve brenda 24 dhjetorit të shkuar, por qeveria nuk bëri asgjë para përfundimit të këtij afati. Sipas shumë gjykatësve, kjo mjafton për të aplikuar drejtpërdrejt direktivën evropiane.

Ministri i brendshëm Roberto Maroni ka paralajmëruar një dekret për ndërrimin e ligjit mbi dëbimet. Por është ende herët për  të kuptuar nëse qeveria do t’i përshtatet kështu udhëzimeve evropiane apo nëse do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të vazhduar me arrestimin e klandestinëve.

Qebap e sushi ndër ushqimet e përditshme të italianëve

Nga 1 shkurti, certifikatat mjekësore “udhëtojnë” në web