in

Kledi Kadiu, nga televizioni në turnè me “Non solo Bolero”

Balerini ende nuk e di nëse do të jetë sërish protagonist i edicionit të ri të spektaklit televiziv “Amici”, dhe ndërkaq, nis turneun me spektaklin e ri të Mjeshtrit Mvula Sungani dhe të Kompanisë së tij “Non solo Bolero”. Për jetën e vet private, asnjë fjalë. “Pikërisht sepse është private dhe ashtu duhet të mbetet”.

Nga 8 korriku, Kledi Kadiu do të niset në turnè me spektaklin e ri “Non solo Bolero” të Mjeshtrit Mvula Sungani dhe të kompanisë së tij.

Flet me pasion Kledi për spektaklin e ri ku do të marrë pjesë e me të cilin do të shëtisë teatrot e arenat e mbarë Italisë. “Pas ‘Giulietta e Romeo’ me kompaninë ‘Balletto di Roma’ e koreografi të Fabrizio Monteverde, më pret një tjetër sfidë në skenat e qyteteve të ndryshme të Italisë. Data e debutimit po afron dhe jam i kënaqur me punën e bërë deri më sot. Do të shëtisim teatrove më të rëndësishme të Italisë dhe kjo më jep forcë por edhe përgjegjësi. Sapo të mbarojmë turneun veror do të rinisim me atë të vjeshtës që do të zgjasë deri në fund të janarit”. Spektakli është menduar nga Mjeshtri Sungani për të rrëfyer historitë e një grupi njerëzish që ndodhen në një lokal.

Turneu veror nis të enjten, më 8 korrik me parapremierën në Festivalin Ribalta Marea të Cesenaticos për të mbërritur në Crema më datë 9, me premierën kombëtare (Festivali Cremarena). Më pas do të jetë radha e Ferentos, (26 korrik), Savonës (28 korrik, Festivali Priamàr), Loanos (Arena Giardino del Principe 1 gusht), Pescarës (Teatri D’Annunzio 4 gusht), Mascalucia-s (6 gusht), Caltagirones (7 gusht), Messinës (8 gusht), i Marina di  Pietrasanta-s (11 gusht, Festivali i Versiliana), i Amfiteatri Roman i Ostias (12 gusht), Palmit (Teatro all’Aperto 14 gusht), Sanremos (Teatri Ariston 26 gusht).

Ndërsa për pjesëmarrjen e tij në spektaklin televiziv “Amici” shprehet se nuk e di nëse do të jetë apo jo protagonist i edicionit të ri.
“Tani për tani është tepër herët për të folur për pjesëmarrjen time të ardhshme, pasi sapo ka mbaruar edicioni IX ndërsa sezoni i mbrëmjes – ku zakonisht marr pjesë – i edicionit të ri është akoma shumë larg. – ka treguar balerini për Shqiptariiitalise.com – Por edhe nëse këtë herë nuk do të jem ndër protagonistët e tij, ‘Amici’ do të mbetet i rëndësishëm për mua sepse ka qenë emisioni që i ka dhënë një shtysë përpara karrierës sime, dhe më ka bërë shumë të njohur për publikun e gjerë”.

Ndërsa për jetën private nuk thotë asgjë. Gojëkyçur, “pikërisht sepse quhet private dhe ashtu duhet të jetë vërtet”.

faqet internet të Kledit mund të gjeni kalendarin e plotë të turneut të tij me spektaklin “Non solo Bolero”

Lexo edhe: Kledi Kadiu “Më mirë se një përrallë”

 

Rugby, Kombëtarja (italiane) e Shqipërisë

Shqiptarët me pushkë italiane