in

Klejda Bega, shkencëtarja shqiptare në garë për çmimin Nobel

Studiuesja dhe profesoresha e fizikës bërthamore Klejda Bega nga Elbasani, është në prag të çmimit Nobel. Një nga arritjet e saj në shkencë është gjetja e një formule që mund të lëvizë atomet sipas dëshirës nëse përdor një procedurë të veçantë dhe disa pajisje sipas skemës së krijuar prej saj.

 

Që e vogël, Bega ka qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe fituese e vazhdueshme e Olimpiadave të Matematikës dhe Fizikës në Shqipëri dhe më pas edhe një studente e ekselente. Ajo ka ndjekur Universitetin në Zvicër, për tu pranuar më pas nga Universiteti i Kalifornisë, i cili është ndër më të mirët, përsa i përket fizikës. Madje 33 pedagogët, që japin mësim aty kanë marrë çmimet Nobel. Pas përfundimit të studimeve ajo vijoi të ishte pjesë e këtij Universiteti, por si pedagoge.

 

“Ishte biografia e Mari Kyrisë që më dha ngacmimin fillestar. Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika, por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane. Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. Është një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës. Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”, është shprehur Bega për mediat.

 

Klejda ka një këndvështrim më të gjerë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës. (ATSh)

 

 

 

 

 

 

 

“Shqipëria, 1207 km lindje”, ekspozita e artistëve shqiptarë në Marsejë

Taksa mbi lejeqëndrimet. Komunat: “Shtohen paqartësitë, pengesë për integrimin”