in

Klosi, takim me të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Belgjikë

U prezanton Programin kombëtar të praktikave të punës

Bruksel, 4 maj 2016 – Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi mbrëmë një takim me të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Belgjikë të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë dhe “Vlera”, organizata e studentëve shqiptaë në atë vend.

Në takimin në Universitetin më të madh të Brukselit, ministri Klosi iu përgjigj interesimit të studentëve për mënyrat sesi shteti shqiptarë mund t’i asistojë ata.

Interesimi i tyre ishte mënyra sesi ata mund të aplikojnë për praktikën e punës në administratën shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministri Klosi vuri theksin tek rëndësia e lidhjes mes Shqipërisë dhe Kosovës me atë që quhet tashmë “Diaspora e re shqiptare” dhe deklaroi se ajo që Ministria e Mirëqënies Sociale po bën është krijimi i rrjetit të shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Ai u foli për nismën e fundit “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës të prezantuar një javë më parë në Tiranë rreth mundësisë që u jepet dy mijë të rinjve dhe studentëve të Diasporës të bëhen pjesë e administratës publike shqiptare për një praktikë tre-mujore dhe një mijë të tjerë në administratën kosovare, 200 prej të cilëve do të punësohen.

Në shërbim të lidhjes mes diasporës dhe Shqipërisë, është edhe nisma për Samitin e madh të Diasporës që do të mbahet, për herë të parë pas 25 vjetëve emigrim, në nëntor të këtij viti.

Kryetari i organizatës “Vlera”, Roland Shala  tha se këto nisma janë shumë të mirëpritura nga të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ai shtoi se ka një interes të lartë prej tyre për të zhvilluar praktikën e punës në administratën shqiptare.

 

UEFA, Kosova është vendi anëtar i 55-të

Edhe kosovarët shumë shpejt pa viza në Schengen. Mbërrin rekomandimi i Komisionit Evropian