in

Kombëtarja shqiptare e Regbisë, miqësore me Forlì 1979

Kombëtarja shqiptare e lindur në Pordenone ka zhvilluar fundjavën e kaluar një ndeshje miqësore me ekipin Rugby Forlì 1979. Shqiptarët humbën me rezultatin 21-12, por  ndeshja është mjaft e rëndësishme për të ardhmen e skuadrës

Romë, 12 shtator 2012 – Skuadra kombëtare shqiptare e regbisë, e themeluar më 6 shkurt 2010 në Pordenone e cila grumbullohet prej gati dy vitesh në Itali ka zhvilluar fundjavën e kaluar një ndeshje miqësore me ekipin Forli 1979. Takimi i zhvilluar në Forlì ka ngjallur interesimin e më shumë se 400 spektatorëve në stadiumin e regbisë “Malet e Forlisë”. Ekipi shqiptar humbi përballë vendasve me rezultatin 21-12, por loja e shqiptarëve ishte sidoqoftë e mirë e, për më tepër, ndeshja është mjaft e rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.

Në këtë veprimtari kombëtarja shqiptare kishte grumbulluar edhe sportistë të rinj, shqiptarë që jetojnë në Itali si Merraj, Allani, Mani, Ademi, Beqiri, Dudi, Marku, Gega, etj., të cilët u drejtuan në fushë nga kapiteni Adrian Suli.

Skuadra përfaqësuese shqiptare e regbisë “Albania 7”, më 11 qershor të këtij viti ka marrë pjesë në edicionin e parë të Kupës “Alpe, Adria dhe Ballkani”, që u zhvillua në Pordenone (Itali), duke u renditur në vendin e 6-të.

Ajo e Kombëtares shqiptare të Regbit është histori e veçantë. Në Shqipëri topi oval është thuajse diçka e panjohur. Nuk ka klube sportive madje as federatë regbi. Por në Itali e mbarë Europën kampionatet janë plot me lojtarë shqiptarë që praktikojnë këtë sport, edhe në nivelet më të larta. Nga këtu lindi edhe ideja e ngritjes së një skuadre përfaqësuese kombëtare, që u konkretizua në dhè të huaj, pikërisht në Pordenone, ku komuniteti shqiptar është i shumtë në numër. Skuadra, e përbërë nga lojtarët më të mirë shqiptarë që jetojnë në Itali, ka bërë ndeshjen e saj të parë më 12 qershor 2010 duke u përballur me skuadrën historike triveneto të Dogi. Por regbistët shqiptarë kanë një ëndërr të madhe: të marrin pjesë në Olimpiadat e Rio De Zhaneiros 2016.

Për të mbështetur Kombëtaren shqiptare të Regbit dhe ëndrrën e saj për të arritur në Rio De Zhaneiro është promovuar një fushatë për mbledhje fondesh. Janë të shumtë artizanët dhe sipërmarrësit italianë dhe shqiptarë që po mbështesin iniciativën në favor të kësaj kombëtareje. Qëllimi që duhet arritur është entuziazmues: të çojmë regbin në Shqipëri, ta bëjmë sport kombëtar, por ajo çka është ëndrra më e madhe të sigurojmë pjesëmarrjen e Kombëtares Shqiptare në Olimpiadat braziliane 2016.

Dhuruesit e parë të kombëtares janë Impresa edile Arben Myrtaj (100,00 euro) dhe Ditta PIERRE S.r.l. e Pirro Qendros e Redian Hetemit (200,00 euro), si edhe anëtarët e shoqatës Skanderbeg të Bolonjës që kanë mbledhur për kombëtaren 500,00 euro, Ditta ISOLtecnic S.r.l. e Bolonjësqëu ka ofruar një shumë prej400,00 euroshdjemve shqiptarë të regbit.

Kush dëshiron të japë kontributin e vet, mund ta bëjë me anë të një urdhër-xhirimi bankar në emër të:

  • Pordenone Ovale ASD
  • Kodi IBAN:  IT 20 K 08356 12503 000000033929
  • Pranë: BCC PORDENONESE, Agenzia 3, via Mazzini, 47/d – Pordenone (PN).

Emrat e personave dhe ndërmarrjeve që do të japin kontributin e tyre për Kombëtaren shqiptare të Regbit do t’i botojmë në faqet e Botës Shqiptare dhe te shqiptariiitalise.com, nëse nisin kuponin e urdhër-xhirimit me faks në 051.5076482. Për çdo information mbi kontributin mund të telefonohet në  349.7786592, 347.8427680.

Nis viti i ri shkollor. Gelmini: “Mbetem kundër klasave geto”

Frattini e Lambrinidis: “Është koha për bashkim kombëtar drejt Europës”