in

Komisioni Europian: “Shqipëria, progres të kufizuar”

Romë, 10 tetor 2011 – Euobserver.com boton sot një shkrim mbi disa nga pikat kyçe të raportit vjetor mbi zgjerimin të Komisionit Europian që pritet të botohet të mërkurën më 12 tetor. Për Shqipërinë verdikti nuk duket pozitiv: në në projekt raport thuhet se ajo ka bërë “progres të kufizuar” dhe sot gjendet në mes të një ngërçi politik të krijuar pas zgjedhjeve.

Përsa u përket vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duket se deri tani projekt-raporti i Komisionit Europian i hap semafor të gjelbër anëtarësimit në BE të Kroacisë në 1 korrik 2013. Për Serbinë theksohet se ende nuk dihet nëse do të këshillohet Brukseli që t’i njohë asaj statusin zyrtar të vendit kandidat: “Vendimi duhet të merret nga Kolegji i komisionerëve në minutën e fundit për t-i bërë presion Beogradit të normalizojë dita ditës marrëdhëniet me Kosovën”. Nëse nga njëra anë vlerësohet dorëzimi i kriminelëve të luftës Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç në Hagë, nga ana tjetër theksohet se Gjermania mund të zhbllokojë në dhjetor vendimin e BE-së nisjen e bisedimeve për pranimin e Serbinë, vetëm nëse kjo heq dorë  nga mbështetja e gangsterëve dhe grupeve paraushtarake etnike serbe në veri të Kosovës.

Mali i Zi dhe Maqedonia renditen të parat e klasës në drejtim të progresit të reformave, por komisioni nuk do të thotë, se kur të dy kandidatët e BE-së mund të fillojë bisedimet e pranimit.

Bosnja përshkruhet e paralizuar nga përballja mes serbëve dhe myslimanëve , që nuk arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për drejtimin e të ardhmen e vendit.

Ndërsa Kosova mund të konsiderohet e fundit e klasës. Raporti vë në dukje se papunësia në atë vend është më e larta në Evropë dhe se “ka nevojë të bëjë shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Në artikull vërehet se Brukseli merr shumë seriozisht “akuzat mbi kryeministër, Hashim Thaçi, për trafikun, 10 vite më parë, të organeve të hequra nga të burgosur serbë e më pas të shitura dhe kërcënimin e dëshmitarëve të kësaj çështjeje”.

Gjithsesi, Kosova nuk ka asnjë perspektivë integrimi për sa kohë nuk njihet nga të 27 vendet e BE-së.

 

 

Padova Jazz Festival: në teatrin Verdi edhe Markelian Kapidani

Konfindustria shqiptare hap zyrë në Torino