in

Koncert në kujtim të Besnikut, kundër vdekjeve në punë

Drejtoritë didaktike të qytetit Forlì, me mbështjetjen e Komunës organizojnë një concert me titullin “Besnik. Koncert për sigurinë në punë, për të drejtën e studimit, për të drejtën e të ardhmes”. Ky aktivitet përkujton vdekjen e para një muaji të emigrantit shqiptar Besnik Duka, i cili humbi jetën në një kantier ndërtimi duke lënë tre fëmijë dhe gruan.

Drejtuesit e shkollës Aurelio Saffi shpjegojnë se kanë patur nxënës djalin e madh të viktimës. Aktualisht në këtë shkollë studion fëmija i mesëm, në klasën e tretë fillore, ndërsa më i vogli është në kopsht. Falë gatishmërisë së një grupi muzikantësh dhe me përkrahjen e menjëhershme dhe të plotë të Komunës Forlì, ky koncert bëhet realitet dhe dëshiron të jetë një thirrje që kjo tragjedi e madhe dhe e vazhdueshme e vdekjeve në punë të marrë fund. Dëshira është që kujtimi i Besnikut të mos shuhet, që ëndrra e tij për një jetë më të mirë, të vazhdojë për gruan dhe fëmijët e tij.

Lexo edhe: Viktima e fundit në vendin e punës, Besniku

Të gjitha shifrat e dekretit të flukseve

Bota Shqiptare 249 – Shqiptarë të Italisë 2010