in

Konsujt e Nderit të Shqipërisë në botë, në Tiranë për festimin e Pavarësisë

Dyzet konsuj nderi të Shqipërisë nëpër Botë mbërrijnë të hënën në Shqipëri, për një vizitë dy-ditore

Tiranë, 26 nëntor 2011 – Dyzet konsuj nderi të Republikës së Shqipërisë nëpër botë do të mbërrijnë në vendin tonë për një vizitë dyditore në datën 28 nëntor. Konsujt e Nderit janë shtetas të huaj që kanë si mision promovimin e Vendit tonë, forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e shkëmbimeve ekonomike, mes Shqipërisë dhe vendit të cilit përkasin. Vetëm në Itali, ka gjashtë Konsuj Nderi.

Sipas agjendës së publikuar nga Ministria e Jashtme, më 28 nëntor ora 11.00, konsujt e nderit do të priten në takim nga zëvendës kKryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në një ceremoni, ku do jenë të pranishëm dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, dhe ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço.

Më pas, konsujt e nderit do të priten në takime të veçanta nga kryeministri, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Tiranës, Lulzim Basha, dhe në mbrëmjen e datës 28 nëntor, do të jenë të ftuar të presidentit Bamir Topi, në pritjen e organizuar me rastin e festimit të 99 vjetorit të Pavarësisë.

Thaçi: “Festa e Flamurit, ndër ngjarjet që ka frymëzuar Kosovën në rrugën drejt lirisë”

Jahjaga: “Bërja e Shqipërisë një shekull më parë, rrëfimi më i suksesshëm i historisë kombëtare”