in

Konvertimi i lejeqëndrimit për studime në leje për pritje punësimi

Jam me lejeqëndrim për studime që më skadon së shpejti. Sapo kam mbaruar universitetin por akoma nuk kam gjetur një punë. A mund të konvertoj lejen që kam në leje për pritje punësimi?

Studentët e huaj, në prag të skadimit të lejeqëndrimit për motive studimi mund të kërkojnë një leje për pritje punësiminëse akoma nuk kanë gjetur një punë pas diplomimit.Por për të paraqitur kërkesën për konvertim, i interesuari duhet të ketë marrë diplomë universitare trevjeçare ose të specializimit, ose doktoraturë apo master universitar në Itali siç parashikon dekreti legjislativ 286/98.

Para skadencës së lejes së qëndrimit për motive studimi e pasi të ketë marrë një prej kualifikimeve të sipërpërmendura, aplikuesi duhet të shkojë në Qendrën për Punësimin të qytetit ku jeton për t’u regjistruar në listat e punëkërkuesve.

Pasi të ketë bërë regjistrimin, me dokumentacionin që i lëshon Qendra për Punësimin, mund të paraqesë kërkesën për lëshimin e lejeqëndrimit për pritje punësimi. E bën në një Sportello Amico të zyrave të postës, duke përmbushur të dy formularët që gjenden në kompletin e postar.

Kërkesës për lejen e qëndrimit duhet t’i bashkëngjisë në fotokopje edhe:

  • Faqet e pasaportës që përmbajnë të dhënat personale, vulat e ndryshme të përtëritjes, të hyrjeve dhe daljeve si edhe të vizave;
  • Regjistrimin në listat e punëkërkuesve;
  • Diplomën universitare të mbrojtur në Itali;
  • Lejeqëndrimin aktual;
  • Kodin fiskal;
  • Pullë-taksë 16,00 €.

Gjithsej i kushton: 16,00€ pullë taksa dhe 30,46€ për prodhimin e lejeqëndrimit elektronik (shumë që paguhet me buletinin postar që gjen në zarfin e kompletit të formularëve) dhe 30 euro për nisjen e kompletit të formularëve.

Leja e qëndrimit për pritje punësimi do të lëshohet me kohëzgjatje njëvjeçare, brenda të cilës i huaji duhet të gjejë një vend pune, sepse ky tip lejeqëndrimi nuk është i përtëritshëm por mund të konvertohet në leje për punë të varur, të pavarur apo për motive familjare nëse i huaji përmbush kriteret e parashikuara për secilin prej këtyre rasteve.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it

In italiano: Il permesso per studio può essere convertito in un permesso per attesa occupazione?

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Bashkimi familjar, ç’dokumente më nevojiten për strehimin?

L’interculturalità da cui sono nata