in

Kosova debuton në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Venecias

Kosova paraqitet në këtë veprimtari të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë, me artistin e ri Petrit Halilaj

Romë, 30 maj 2013 – Hapet zyrtarisht më 29 maj pavijoni i Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienalen e Venecias. Kosova debuton në këtë ngjarje të rëndësishme të artit bashkëkohor  në botë, me artistin e ri, 27-vjeçarin Petrit Halilaj. Në ceremoninë e përurimit, ku mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj, drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, ishin të pranishëm edhe shumë artistë nga mbarë bota ishin të pranishëm

Në prezantimin e Pavijonit, artisti Petrit Halilaj ka thënë se ka punuar me shumë liri dhe shumë përkushtim për të nxjerrë një projekt shumë të mirë. Halilaj, që ka kaluar fëmijërinë e tij në një fshat gjatë luftës në Kosovë, sot jeton mes Kosovës, Italisë dhe Gjermanisë dhe puna e tij artistike është një kërkim i vazhdueshëm i realitetit dhe e paraqitjes së tij. Në veprat e tij, reflektim mbi jetën e humanitetin, ndihen kujtimet e tij të fëmijërisë në fshat, përjetimi i luftës, i shkatërrimit, i eksodit. Arti i tij mund të shihet edhe si ngritje urash mes realitetesh të ndryshme, ideologjish, brezash dhe fazash të jetës.

Për kuratoren e pavijonit të Kosovës, Kathrin Rhomberg, puna e tij në këtë ekspozitë është një shprehje e fëmijërisë së tij dhe e brezi i tij, por edhe e perspektivës për të ardhmen. Vepra e Halilajt, sipas saj, është rrëfim i familjes së tij e i shumë miqve, dhe e ka quajtur atë një art unik.

Ministri Krasniqi e quajti një moment të veçantë hapjen e pavijonit të Kosovës në këtë ekspozitë, e që në fakt përbën pjesëmarrjen e parë të shtetit të Kosovës në këtë eveniment, e të dytën në Bienalen e Venecias, pas pjesëmarrjes në Bienalen e Arkitekturës, vitin e kaluar.

“Pas pritjeve për shumë vite Kosova është këtu jo vetëm për të marrë pjesë, po edhe për të lënë gjurmë”, tha ministri Krasniqi, teksa vlerësoi punën e madhe që ka bërë i gjithë ekipi i pavijonit të Kosovës. “Është moment i veçantë për artin tonë bashkëkohor, për gjithë skenën tonë kulturore”, u shpreh ai.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, tha se prania e Kosovës në këtë ekspozitë është vërtet një moment historik.

Elhaida Dani, një hap larg titullit

Alemanno: “Con Marino a Roma nomadi e delinquenti immigrati”